Deputeti i Kosovës kërkon debat në Kuvend për kryptovalutat

Deputeti i Kosovës kërkon debat në Kuvend për kryptovalutat

Rritja e trendit të investimit të kosovarëve në kryptovaluta e ka shqetësuar një deputet të Kuvendit të Kosovës Korab Sejdiu, Deputet i Pavarur në Kuvendin e Kosovës ka parashtruar një pyetje parlamentare ndaj Ministrit të Financave, Bedri Hamza lidhur me kryptovalutat. Ai përmes pyetjes me shkrim që e ka publikuar edhe në ‘Facebook’, kërkon të […]

Rritja e trendit të investimit të kosovarëve në kryptovaluta e ka shqetësuar një deputet të Kuvendit të Kosovës

Korab Sejdiu, Deputet i Pavarur në Kuvendin e Kosovës ka parashtruar një pyetje parlamentare ndaj Ministrit të Financave, Bedri Hamza lidhur me kryptovalutat.

Ai përmes pyetjes me shkrim që e ka publikuar edhe në ‘Facebook’, kërkon të dijë planin e veprimit të ministrit lidhur me çështjen e kryptovalutave pasi sipas Sejdiut ato mund të kenë efekt shkatërrues në ekonominë e qytetarëve.

Kryptovalutat janë mjete digjitale të pagesës që përdor kriptografinë për të siguruar transaksione dhe kontroll mbi gjenerimin e njësive të reja të monedhës. Bitcoin është kriptovaluta më e famshme,ndërsa përdorimi i tij është shtrirë në dekadën e fundit.

“Z.Ministër, pasur parasysh se disa analistë me renome ndërkombëtare kanë paralajmëruar lidhur me rrezikun e investimit në kryptovaluta dhe kanë vlerësuar kryptovalutat si fluska apo skema piramidale që do të përfundojnë me debakël për investitorët, si dhe pasur parasysh pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve tanë në këto investime, a ka Ministria e Financave ndonjë plan konkret për të adresuar kryptovalutat dhe për të parandaluar pasojat potencialisht shkatërruese për ekononinë tonë delikate?”, pyeti Sejdiu.

Ai po ashtu konsideron se arsyeja e përfshirjes kaq të madhe të kosovarëve në tregun e kryptovalutave është papunësia e madhe në vend.

“Në vendet e varfura dhe të pashpresa si vendi i ynë, qytetarët shpesh bëhen viktimë e skemave mashtruese “bëhu-i-pasur-shpejtë”. Shumë analistë me renome paralajmërojnë se kriptovalutat janë një skemë e tillë. Një numër i madh i qytetarëve tanë po investojnë në kriptovaluta, duke rrezikuar edhe asetet me elementare personale”, shkroi ai në Facebook

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?