Dënohet me burgim personi i cili kishte propaganduar për ISIS-in

Dënohet me burgim personi i cili kishte propaganduar për ISIS-in

Kreshnik Podvorica i akuzuari për propagandë në lidhje me organizatën ISIS, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 6 muaj burgim. Podvorica ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2017. Kallxo.com kishte siguruar një dokument të Prokurorisë Speciale ku përshkruheshin veprimet e tija. Pas pranimit të fajësisë, gjykatësi Naser Foniqi shpalli aktgjykimin me ç‘ rast […]

Kreshnik Podvorica i akuzuari për propagandë në lidhje me organizatën ISIS, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 6 muaj burgim.

Podvorica ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2017. Kallxo.com kishte siguruar një dokument të Prokurorisë Speciale ku përshkruheshin veprimet e tija.

Pas pranimit të fajësisë, gjykatësi Naser Foniqi shpalli aktgjykimin me ç‘ rast edhe e dënoi atë me 6 muaj burgim.

Por, me qëllim që të akuzuarit t’ i jepet edhe një rast, gjykatësi Foniqi tha se me pëlqimin e tij, dënimi me burg mund të shndërrohet në urdhër për punë në dobi të përgjithshme prej 200 orëve të cilat duhen të përfundohen brenda gjashtë muajve.

Deri te ky dënim erdhi pasi që i akuzuari ka qenë shumë bashkëpunues me organet e drejtësisë, fakti se niveli i shkollimit të tij i jep kuptim asaj se nuk ka qenë i vetëdijshëm se ka kryer vepër penale, si dhe nuk ka të kaluar kriminale.

Paraprakisht, u mbajt seanca fillestare ku menjëherë pas leximit të aktakuzës, Podvorica pranoi fajësinë dhe shfaqi pendesë për veprimet e kryera.

“Po, ndihem fajtor, unë thjeshtë i kam bërë ato pastime thjesht nuk kam pasur qëllim të keq ndaj shtetit tim, veç kam postu, skam pasë çka me bo, kam ndejtë në internet. Nuk e kom ditë që vjen puna deri qetu dhe se këto veprime janë të jashtëligjshme. Unë kërkoj falje për këtë rast, premtoj se nuk do të përsëris më veprime të tilla”, tha Podvorica në gjykatore.

Këtë pranim të fajësisë e pranoi edhe prokurori special i rastit, Afrim Shefkiu.

Sipas aktakuzës, Podvorica gjatë vitit 2017 vazhdimisht përmes rrjetit social “Facebook” nga llogaria e tij Ebu Zejd El Kosovi me anë të postimit të xhirimeve audio vizuele dhe fotogragim ka bërë propagandim në lidhje me organizatën ISIS, e duke përkrahur haptazi veprimet e tyre terroriste siç janë sulmet e fundit terroriste nëpër botë si dhe krijimin e shtetit islamik e që më 4 nëntor 2017 në llogarinë e tij në “Facebook” ka shpërndarë fotografi kërcënuese në të cilën është paraqitur një gomë e një automjeti të lyer me gjak në të cilën janë lënë gjurmët e përgjakshme me fjalët “Nisu drejt tyre pa mëshirë”.

Me këtë, prokuroria e ngarkon me veprën penale bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë terroritorit të Republikës së Kosovës në kundërshtim me ligjin për ndalimin e bashkimit në konfiktët e armatosura jashtë territorit të vendit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?