‘Demarkacioni nuk ndryshon, por ky është plani i Haradinajt për vizitën e kryeministrit të Malit të Zi’

‘Demarkacioni nuk ndryshon, por ky është plani i Haradinajt për vizitën e kryeministrit të Malit të Zi’

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj nuk pret ndryshim të qëndrimit të Malit të Zi me vizitën në vend të kryeministrit Dushko Markoviq. Kryeministri Markoviq do të vizitojë Kosovën në fillim të muajit të ardhshëm. Deputeti i LDK’së Driton Selmanaj thotë Mali i Zi e ka kryer çështjen e përcaktimit të vijës kufitare […]

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj nuk pret ndryshim të qëndrimit të Malit të Zi me vizitën në vend të kryeministrit Dushko Markoviq. Kryeministri Markoviq do të vizitojë Kosovën në fillim të muajit të ardhshëm.

Deputeti i LDK’së Driton Selmanaj thotë Mali i Zi e ka kryer çështjen e përcaktimit të vijës kufitare me Kosovën.

“Nuk e di çfarë zgjidhje mund të ofrojë Kryeministri i Malit të Zi kur ata veç e kanë përfunduar këtë tematikë. Për Malin e Zi kjo tematikë është e mbyllur dhe vetëm pritet që Kosova ta ratifikojë një marrëveshje ndërkombëtare të cilën e kanë realizuar ata”, tha ai.

“Unë nuk e besoj që ata do të vijnë për zgjidhje. Më tepër e shoh si një lojë politike të kryeministrit aktual për të thënë që: e ftova, provuam me bisedu dhe si duket zgjidhja e vetme është prapë marrëveshja e vjetër”, tha Selmanaj për RTV21.

Ai thotë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi po zvarritet qëllimisht.

“Kur i dëgjoj deklaratat qoftë të kryeministrit qoftë të tjerëve duke thënë se akoma s’na ka ardhë nga komisioni ta merr mendja që komisioni parlamentar dhe Kryesia e Kuvendit janë në një largësi qindra-mijëra kilometra”, tha Selmanaj.

“Kryesia po të kishte interesin e saj për ta trajtuar këtë tematikë ka mund brenda ditës apo të nesërmen ta vendosë në rend dite dhe ta trajtojë”, theksoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?