Delawie ‘lëshon bombën’: Disa individë që luftuan për liri kanë kryer krime

Delawie ‘lëshon bombën’: Disa individë që luftuan për liri kanë kryer krime

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, në një adresim për mediat sot ka folur për Gjykatën Speciale, ku ka paralajmëruar deputetët e Kuvendit si dhe politikanët të cilët e përkrahin shfuqizimin e saj do të përballen me pasoja të rënda. “Ky përkushtim është nën kërcënim serioz nga një nismë për ta zhbërë apo ndryshuar ligjin […]

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, në një adresim për mediat sot ka folur për Gjykatën Speciale, ku ka paralajmëruar deputetët e Kuvendit si dhe politikanët të cilët e përkrahin shfuqizimin e saj do të përballen me pasoja të rënda.

“Ky përkushtim është nën kërcënim serioz nga një nismë për ta zhbërë apo ndryshuar ligjin që autorizon Gjykatën Speciale. Kjo përpjekje paraqet shembull të tmerrshëm të rastit kur interesat vetanake mbizotërojnë mbi të mirën e përgjithshme dhe mbi interesat e Kosovës si shtet. Deputetët që e mbështesin këtë nismë dhe politikanët që i prijnë asaj përkundër mohimit të tyre do të iu nënshtrohen pasojave specifike dhe të ashpra. Ata e dinë këtë sepse ua kemi thënë”, ka thënë kryeamerikani në Kosovë.

Delawie ka thënë se qëllimi i themelimit të Gjykatës Speciale në Kosovë është së gjatë luftës së Kosovës, disa individë që kanë luftuar për kauzën e drejt për liri, kanë kryer krime të rënda kundër të tjerëve.

“Kosova e ka themeluar Gjykatën Speciale për të sjellë para drejtësisë të gjithë ata indvidë që janë akuzuar që kanë kryer krime kundër individëve gjatë kohës së luftës së Kosovës për liri. Gjykata Speciale nuk është për drejtësi për një vend, për një ushtri apo për një grup etnik, ka të bëjë me drejtësinë për viktimat individuale. Kosova ka luftuar një luftë në vitin 1999 dhe ne kemi qëndruar krah jush, kemi qëndruar me viktimat dhe kemi qëndruar krah drejtësisë. Askush nuk do të mundet që dikush ndonjëherë ti rishkruajë librat e historisë në fushatën e krimeve mizore të Republikës federale të Jugosllavisë. Por realiteti është se disa individë që kanë luftuar për kauzën e drejt të lirisë së Kosovës kanë kryer krime të rënda kundër të tjerëve të cilët duhet të japin llogari”, thekson ambasadori amerikan në Kosovë.

Delawie ka thënë se Kosova duhet të jetë e gatshme që të përmbyllë këtë kapitull të historisë së saj, edhe nëse kjo nënkupton që disa prej udhëheqësve të saj në kohën e luftës duhet të japin llogari.

Ai tha se Gjykata Speciale është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, integrimin evropian si dhe bashkimin në organizatat ndërkombëtare përfshirë NATO e BE-në.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?