Delawie ka një mesazh për popullin kosovar rreth Gjykatës Speciale

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka ritheksuar edhe një herë se zhbërja e Gjykatës Speciale e çon Kosovën prapa. “Sot po i drejtohem popullit kosovar për ta tërhequr vëmendjen rreth përpjekjeve të deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale”. Sipas tij kjo gjykatë është me rëndësi për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe njëjtë duhet të jetë edhe […]
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka ritheksuar edhe një herë se zhbërja e Gjykatës Speciale e çon Kosovën prapa.
“Sot po i drejtohem popullit kosovar për ta tërhequr vëmendjen rreth përpjekjeve të deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale”.
Sipas tij kjo gjykatë është me rëndësi për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe njëjtë duhet të jetë edhe për Kosovën.
Këto komente ambasadori amerikan i ka bërë në takim me media në këndin amerikan në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Ndërkohë sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, ku pritet të diskutohet edhe për Ligjin për Dhomat e Specializuara./Periskopi/












