Dardan Sejdiu propozon vendosje të ‘drunjëve të mençur’ për pastrimin e ajrit (Foto)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, i cili në periudhën e parë katër vjeçare të qeverisjes së Shpend Ahmetit me Prishtinën kishte shërbyer si nënkryetar i Komunës, ka thënë se gjatë seancës së jashtëzakonshme që do të mbahet nesër si pasojë e nivelit të lart të ndotjes kryesisht në kryeqytet, do të propozojë që me […]
“Nesër në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës do t’i propozojë qeverisë së Kosovës që për qytetet e Prishtinës, Kastriotit, Fushë Kosovës dhe Podujevës të bëhet blerja e këtyre drunjëve të menqur me procedura të përshpejtuara të prokurimit!
Ndonëse, zgjidhja afatgjate e problemit të ndotjes ndërlidhet me shumë faktorë, duke përfshirë këtu edhe përdorimin e qymyrit për energji elektrike, kontrollin e cilësisë së naftës, si dhe gjendjen e rëndë sociale e që i shtynë qytetarët të përdorin qymyrin për ngrohje në shtëpitë e tyre, intervenimet si kjo që do të propozojë nesër, munden që sado pak të ndihmojë në këtë drejtim! ” ka shkruar Sejdiu, raporton Periskopi.
Qyteti i Prishtinës është një prej zonave më të ndotura në botë sipas matjeve që bëhen nga Ambasada Amerikane me qendër në kryeqytet./Periskopi/













