Dalin informacione të reja rreth pronarit të veturës që u shfrytëzua në atentatin ndaj Ivanoviqit

Dalin informacione të reja rreth pronarit të veturës që u shfrytëzua në atentatin ndaj Ivanoviqit

Hetimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit do të duhej të shkonte në dy drejtime – kah Kadri Veseli dhe kah Washingtoni. Kështu ka thënë Presidenti i “Këshillit Parlamentar për Kosovë e Metohi”, Milovan Drecun. Ai tha se rrjedha e tanishme e hetimit tregon se kemi të bëjmë me një planifikim të mirëorganizuar dhe, fatkeqësisht, ekzekutim […]

Hetimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit do të duhej të shkonte në dy drejtime – kah Kadri Veseli dhe kah Washingtoni.

Kështu ka thënë Presidenti i “Këshillit Parlamentar për Kosovë e Metohi”, Milovan Drecun.

Ai tha se rrjedha e tanishme e hetimit tregon se kemi të bëjmë me një planifikim të mirëorganizuar dhe, fatkeqësisht, ekzekutim brutal të Oliver Ivanoviqit dhe se këtë akt e kanë kryer profesionistë.

Sipas tij, Ivanoviqi është qëlluar nga një automobil “Opel Astra”, i cili më pas u gjet i djegur.

“Pronari i asaj veture është i vdekur, nuk është më, vetura është blerë më 1994 – gjithçka është planifikuar me precizitet, ky është një atentat që ka karakter rajonal – pyetja është se nga janë vrasësit, nga ka ardhur arma, kush i siguroi informatat”, ka thënë Drecun për televizionin publik të Serbisë, transmeton koha.net.Sipas tij, hetimi do duhej të shkonte në dy drejtime.

“Kah Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës, i cili është shef i shërbimit ilegal të informacionit. Ky para-shërbim vepron kryesisht në jug të Mitrovicës dhe kryen veprime destruktive në veri të Mitrovicës. Mendoj se do të mund të ofronte shumë informacione për këtë vrasje”, tha Drecun, duke pasur parasysh “kërcënimin” e Veselit se shqiptarët “më nuk do të ndalen deri në Nish”.

Ndërsa, drejtimi i dytë do të duhej, sipas tij, të shkonte kah Washingtoni.
“Do të doja që Departamenti i Shtetit të merrte vesh nga shërbimet e tyre të inteligjencës në bazë të të cilave ata vlerësuan në raport se trazirat dhe incidentet ishin të mundshme”, tha në fund Drecun.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?