Daja i Kadri Veselit jep dorëheqje nga pozita e drejtorit në komunën e Skenderajt

Daja i Kadri Veselit jep dorëheqje nga pozita e drejtorit në komunën e Skenderajt

Po vazhdojnë tensionet në komunën e Skenderajt dhe në degën e Partisë Demokratike të Kosovës në bastionin e saj. Pas përplasjeve mes kryetarit të degës Sami Lushtakut dhe nënkryetarit Bekim Haxhiut, që u shkarkua nga i pari, mosmarrëveshjet kanë kaluar edhe në komunë. Daja i Kadri Veselit, Driton Mulaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita që […]

Para një jave në degën e PDK-së në Skenderaj u shfaqën përplasjet mes kryetarit të degës Sami Lushtakut dhe nënkryetarit Bekim Haxhiut, i njohur si Kamishi. Ky i fundit nuk pranonte vendimin e kryetarit me disa anëtarë, për ta shkarkuar.

Kamishi bashkë me 7 asamblistë të tjerë ishin shkarkuar, pasi që, sipas Lushtakut, kishin dalë kundër vendimeve të partisë. E këto përplasje patjetër që kanë prekur edhe komunën, që shumicën pothuajse absolute të Kuvendit e përbën PDK-ja.

Pasi përfunduan shkarkimet me asamblistët e “pabindur”, në komunën e Drenasit filluan edhe dorëheqjet e drejtorëve të pakënaqur me kryetarin e komunës Bekim Jashari, i përkrahur nga Nuredin Lushtaku dhe Kamishi.

Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje te Ambientit, Driton Mulaj, ka ofruar dorëheqjen, duke vendosur kështu që të mos jetë pjesë e ekipit të Bekim Jasharit.

“Dorëheqjen e ofroj duke u nisur nga fakti se marrëveshja e bashkëpunimit ka qenë për punë profesionale ku edhe e kam dhënë maksimumin me gjithë potencialin tim, por jo edhe kërkesat që janë jashtë profesionit dhe jashtë bindjeve të mia, siç ka ngjarë kohëve të fundit”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Mulajt, transmeton Gazeta Express.

Nga kjo dorëheqje, Mulaj, që është daja i Kadri Veselit, lë të kuptohet se i përket krahut të Sami Lushtakut, marrë parasysh se në Skenderaj tanimë janë krijuar dy grupe të PDK-së. I pari i Sami Lushtakut, ndërsa tjetri i Nuredin Lushtakut dhe Kamishit, që mbështesin fuqishëm kryetarin e komunës Bekim Jasharin.

Kjo është dorëheqja e dytë nga drejtoritë e Komunës që po e udhëheq Bekim Jashari. Para Mulajt ka dhënë dorëheqje edhe Hamit Geci – drejtor i Drejtorisë për Administratë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?