CIA: Korea Veriore mund të godasë SHBA-në me raketa nukleare brenda disa muajve

Shefi i CIA-s, Mike Pompeo është i brengosur rreth armëve nukleare të Koresë Veriore, pasi ato mund të godasin SHBA-në “brenda disa muajve”. “Detyra jonë është që informacionet e inteligjencës t’i nisim drejt Presidentit të SHBA-së të cilat do t’i japin atij një sërë mundësish që rrezikun ta trajtojë me mjete jo-diplomatike,” tha ai, raporton […]
“Detyra jonë është që informacionet e inteligjencës t’i nisim drejt Presidentit të SHBA-së të cilat do t’i japin atij një sërë mundësish që rrezikun ta trajtojë me mjete jo-diplomatike,” tha ai, raporton “The Independent”, transmeton Periskopi.
Pompeo njoftoi se përdorimi i forcës kundër Koresë Veriore mund të çojë në një humbje shkatërruese të jetës në rajon, e cila është shtëpia e dy aleatëve kryesorë të SHBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut.
Ata janë të “ndërgjegjshëm” për këto pasoja, tha ai. Gjithashtu ai tha, se “gjithçka është e mundur” kur bëhet fjalë për Kim Jong-un.
“Kur e shihni këtë gjuhë që Presidenti vendos të përdorë, ka shumë dëgjues për të … dhe unë ju siguroj se Kim Jong-un e kupton mesazhin se Amerika është serioze,” tha ai./Periskopi/












