Çështja e Pavarësisë së Katalonjës mori fund: zbardhen mesazhet e Puidgemont

Presidenti i rrëzuar i Katalonjës, Carles Puidgemont, e ka pranuar privatisht se përpjekja e tij për të siguruar pavarësi për rajonin prej nga vjen ka përfunduar dhe madje pretendon që ai është sakrifikuar nga pala e tij, sipas mesazheve që i dërgoi një kolegu e që u kapën nga kamerat televizive – raporton Guardian, përcjell […]
Presidenti i rrëzuar i Katalonjës, Carles Puidgemont, e ka pranuar privatisht se përpjekja e tij për të siguruar pavarësi për rajonin prej nga vjen ka përfunduar dhe madje pretendon që ai është sakrifikuar nga pala e tij, sipas mesazheve që i dërgoi një kolegu e që u kapën nga kamerat televizive – raporton Guardian, përcjell Periskopi.
Të mërkurën, një televizion spanjoll publikoi mesazhet që Puidgemont i kishte dërguar ish ministrit të shëndetësisë Tom Comin, derisa ky i fundit ishte në një ndjarje në Leuven, Belgjikë.
Këto mesazhe rastësisht ishin kapur nga kamerat e këtij televizioni që ndodheshin prapa Cominit.
Ato përmendin “ditët e fundit të republikës katalane” dhe tregojnë që lideri i rrëzuar po përgatitet t’i japë fund përpjekjes së tij për t’u rikthyer në pozicionin e mëparshëm. “Mbase e ke kuptuar se e gjitha ka marrë fund,” lexohet në njërin. “Njerëzit tanë n’a kanë sakrifikuar neve. Ose të paktën mua.”
Në një mesazh tjetër thuhet që plani i qeverisë spanjolle ka fituar. Vetë Puidgemont ka konfirmuar që i ka dërguar këto mesazhe. Periskopi












