Bushati thotë se marrëveshja detare me Greqinë është disa herë më e favorshme se e 2009-s

Bushati thotë se marrëveshja detare me Greqinë është disa herë më e favorshme se e 2009-s

 Marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar me Greqinë do të jetë disa herë më e favorshme se marrëveshja që është arritur në vitin 2009 dhe që është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Kështu deklaroi në TV Klan të martën në mbrëmje, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Duke folur për negociatat me Greqinë, […]

Kështu deklaroi në TV Klan të martën në mbrëmje, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Duke folur për negociatat me Greqinë, ministri Bushati u ndal te bisedimet në kuadër të përcaktimit të kufirit detar mes dy vendeve. “Pala shqiptare në diskutimet eksploratore që ka bërë për këtë çështje është nisur nga disa principe, së pari e drejta ndërkombëtare, së dyti vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Këto për ne janë linja të kuqe”, tha Bushati.

Nisur nga bisedimet në princip me palën greke, Bushati deklaroi se rezultati për palën shqiptare do të jetë disa herë më i mirë se ai i vitit 2009. “Marrëveshja është në respekt të plotë me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese dhe të drejtën ndërkombëtare. Marrëveshja e 2009 është bërë mbi bazën e parimit të baraslargësisë, kjo do të bëhet mbi bazën e parimit të barazslargësisë, por e axhustuar në përputhje me gjeografinë”, tha Bushati.

Sipas tij, është diskutuar në parim për linjat e kuqe përtej të cilave, pala shqiptare nuk del dot. “Marrëveshja do të jetë disa herë më e favorshme se marrëveshja që është arritur në 2009. Do të ulen ekspertë në tavolinë dhe do të finalizojnë marrëveshjen. Çdokush që do të shkelte mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese do të merrte një risk përsipër”, shtoi Bushati.

Në rast se bisedimet në nivel ekspertësh do të ecin në rrugën e duhur, ai shprehu bindjen se “ekzistojnë të gjitha mundësitë që një marrëveshje e re të mbyllet brenda 6 muajve”.

Kjo marrëveshje, sipas Bushatit, “do të përfshijë edhe njohjen e Protokollit të Firences të vitit 1925, ku fuqitë e mëdha kanë përcaktuar këtë kufi që ne kemi mes dy vendeve. Bushati tha se ‘po negociohet edhe për piramidat kufitare dhe menaxhimin e incidenteve në kufi”.

Çështja çame është dhe do të vazhdojë të jetë në tryezën e bisedimeve

Lidhur me çështjen çame, Bushati solli në kujtesë se parlamenti shqiptar ka miratuar që në vitin 2012 një rezolutë me anë të së cilës e bën këtë çështje pjesë të dosjes diplomatike. “Nga viti 2013 e deri më sot kjo çështje ka qenë pjesë e vazhdueshme e diskutimeve. Kjo nuk do të thotë se gjatë këtyre 4 viteve kemi pasur qëndrim të njëjtë apo dakordësi për këtë çështje”, tha Bushati.

Pala greke, sipas Bushatit, “ka një shqetësim të madh sa i përket mundësisë se diskutimi pasohet nga pretendimi territorial”. “Ne e kemi bërë të qartë se nuk kemi pretendime për territoret e Çamërisë. E kemi konsideruar si një çështje të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”, tha Bushati.

Ai u shpreh se pala shqiptare ka kërkuar ndër të tjera përcaktimin e një përkujtimoreje për viktimat, çështjen e aksesit apo lirisë së lëvizjes së shtetasve çamë, shqyrtimin e mundësisë së aksesit tek e drejta e pronësisë etj.

“Çështja çame është në tryezën tonë. Do të jetë aty absolutisht si një çështje që do të vazhdojë të jetë në tryezën e bisedimeve dhe nuk mbyllet me pranverën”, tha Bushati.

Negociatat me Greqinë po bëhen për një paketë që sipas tij, Ministrit Bushati, zgjidh marrëveshjet 70-vjeçare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Shfuqizimi i ligjit të luftës, shqiptarëve u njihet e drejta e pronës e mohuar nga dekreti i vitit 1940

Duke u ndalur te shfuqizimi i ligjit të luftës, Bushati tha se “ky ligj do të shfuqizohet po me një akt të brendshëm ekuivalent të së drejtës greke”.

Në deklaratat kontradiktore të zyrtarëve të ndryshëm grekë, mbi ekzistencën ose jo të ligjit të luftës, Bushati tha se “Shqipëria ka një dokument të vitit 1999, sipas së cilit Athina zyrtare i konfirmon ambasadës shqiptare në Greqi ekzistencën e këtij ligji”.

“Gjatë këtij procesi 3-vjeçar diskutimesh me Greqinë ne kemi diskutuar për mënyrën se si do të shfuqizohet ligji i luftës. Ne kemi theksuar se nuk ndjehemi të kërcënuar aspak nga ekzistenca e ligjit të luftës nga pikëpamja politike apo ushtarake, por shfuqizimi i tij i plotë duhet të bëhet me një akt të brendshëm të së drejtës greke. Pala greke e ka konsideruar si relike ekzistencën e ligjit të luftës, por ka pasoja juridike nga ky ligj, sikurse është çështja e pronave. Kemi bërë një diskutim paraprak mbi një draft paketë që qeveria greke do të dorëzojë në presidencë, që ka të njëjtën vlerë ligjore si dekreti mbretëror i vitit 1940. Është një dekret i cili kundërfirmoset nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe firmoset nga Presidenti grek”, sqaroi Bushati.

Sipas Bushatit, shfuqizimi i këtij ligji është kërkuar vazhdimisht nga Shqipëria që me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1971.

Paketa e gjitha, sipas Bushatit, formalizohet brenda 6- mujorit të parë të 2018-s.

Vendprehjet e ushtarëve grekë, në Bularat dhe Këlcyrë

Një tjetër çështje për të cilën po diskutohet me palën greke ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes së 2009 për të rënët grekë në Shqipëri.

Bushati tha se gërmime do të kryhen në disa zona, por do të ketë vetëm dy varreza, ashtu siç e parashikon marrëveshja e 2009, një në Bularat dhe një në Këlcyrë.

“Diskutimet për këtë çështje kanë filluar që në ’73. Deri në 1989 qëndrimi i regjimit të atëhershëm ka qenë se mund t’i merrni eshtrat, por nuk ndërtohet varrezë në Shqipëri. Pala greke ka kërkuar një obelisk dhe qëndrimi i Shqipërisë ka qenë refuzues. Pas vitit ’90 qëndrimi i Tiranës zyrtare ka ndryshuar. Në 2009 është rënë dakord që do të ndërtohen 2 vendprehje. Në dy vite e gjysëm kemi punuar për zbatimin e protokolleve të kësaj marrëveshje”, tha Bushati.

Sipas tij, është ngritur një komision i përbashkët me ushtarakë dhe ekspertë dhe është përcaktuar modaliteti se si bëhet identifikimi, ndërkohë që procesi asistohet edhe nga një ekspert i SHBA-së.

Shqipëri-Greqi, diskutime edhe për vulën apostile, patentat dhe referencat në tekstet shkollore

Greqia është i vetmi vend anëtar i BE-së që nuk njeh dokumentat e shtetit shqiptar. Bushati tha se është rënë dakord që brenda pranverës të hiqet rezerva për vulën apostile dhe qytetarët shqiptarë nuk do të paguajnë kosto shtesë.

Lidhur me njohjen e patentave apo lejeve të qarkullimit, sipas tij po zhvillohet raund diskutimesh në nivel ekspertësh.

Çështjet që kanë lidhje me njohjen e kontributeve të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, janë po ashtu në tryezën e bisedimeve, por sipas Bushatit këto janë çështje financiare që kanë të bëjnë me aftësinë e Greqisë për të paguar.

Lidhur me referencat në tekstet shkollore një grup ekspertësh është krijuar për të hequr çdo lloj reference në tekste shkollore.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?