Burdushi i reagon Hasanit: Është rrenë e kulluar se shpirtrat e ligë largohen duke gjuajtur me armë

Deklarata e deputetittë  PDK-së, Nait Hasani se shpirtrat e këqij largohen duke gjuajtur me armë, është përgënjeshtruar nga një person që ia ka kushtuar gjithë jetën çështjeve besëtytnore, Hysri Burdushi. Ai e ka quajtur rrenë të kulluar, se shpirtrat mund të largohen duke i gjuajtur me armë. Burdushi është pyetur nga një person në llogarinë […]

Burdushi është pyetur nga një person në llogarinë e tij në Facebook, se a është e vërtetë se shpirtrat e këqij mund të largohen duke i gjuajtur me armë.

“Jo është rrenë e kulluar, s’ka armë që mundet me i frikësuar apo me i mbytë shpirtin, se shpirti është jo materie formimit dhe është i pa dukshëm për syrin e njeriut. Janë metodat tjera që ka mundësi me i larguar dhe me i zhdukur. Sa i përket armeve që janë duke gjuajtur nga qejfi apo nga zori me i frikësuar shpirtin e di qe kemi tani disa lugata shumë të rrezikshëm që na e kanë sjellë mjegullën në Kosovë dhe jemi verbuar si pulat në kocak po sillemi. E këta lugatat ishalla na largohen sivjet e të ketë ndryshime Kosova”, ka shkruar Burdushi në përgjigjen e tij.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur interpelanca ndaj kryeministrit, Ramush Haradinaj, për gjuajtjen me armë të zëvendëskryeministrit, Dardan Gashi. Në mbrojtje të Gashit dolën deputetët e partnerit të koalicionit. Nait Hasani tha se gjuajtja me armë ndodh për shkak që të largohen shpirtrat e këqij nga familja.

“Te ne gjuhet për gëzime të ndryshme, për lindje, martesa e të tjera. Kjo bëhet për t’i larguar shpirtrat e këqij nga familja. Kjo bëhet përmes gjuajtjes me armë dhe kjo është traditë e mirë”, deklaroi Hasani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?