Britanikët largohen nga komisioni për emërimin e anëtarëve në bordin e “Trepçës”

Britanikët largohen nga komisioni për emërimin e anëtarëve në bordin e “Trepçës”

Me 10 tetor të vitit të kaluar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, i kishin vënë firmat e tyre në një memorandum mirëkuptimi. Ata u morën vesh që Ambasada të asistonte në rekrutimin e njerëzve kredibilë nëpër bordet e ndërmarrjeve publike. Por, kur nuk kanë shkuar as 3 muaj […]

Me 10 tetor të vitit të kaluar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, i kishin vënë firmat e tyre në një memorandum mirëkuptimi. Ata u morën vesh që Ambasada të asistonte në rekrutimin e njerëzve kredibilë nëpër bordet e ndërmarrjeve publike. Por, kur nuk kanë shkuar as 3 muaj nga nënshkrimi i këtij memorandumi Qeveria e Kosovës e shkeli atë.

Zyrtarë të kësaj ambasade kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” se janë larguar nga Komisioni për Emërimin e Anëtarëve në Bordin e “Trepçës” me kërkesë të Qeverisë së Kosovës. Kjo ndodhi pavarësisht faktit se fillimisht të dyja palët ishin pajtuar që në Komision të jenë edhe ekspertë nga Ambasada. Por, gjithçka ndryshoi në fund.

“Bordi i Trepçës ka qenë fillimisht në listën e dakorduar ku ne do të ishim të angazhuar. Mirëpo me kërkesën e Qeverisë së Kosovës ne jemi tërhequr nga ky proces”, thuhet në një përgjigje për gazetën “Zëri” nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Tashmë Komisioni për Emërimin e Anëtarëve në Bordin e “Trepçës” është konstituuar, ndërsa me 23 janar 2018 do të fillojë shqyrtimi i 100 kandidatëve, sa edhe kanë kandiduar. Nga Ambasada thonë se memorandumi mbetet ende në fuqi, ani pse lënë të kuptohet se veprimet e fundit të Qeverisë mund ta vënë në dyshim gjithë projektin.

“Nepotizmi vazhdon të mbetet kërcënim jetik për Kosovën. Ky projekt po ndihmon pikërisht të luftohet ky fenomen. Por, i gjithë projekti do të ketë sukses vetëm nëse Qeveria ka vullnetin politik të emërojë njerëz të mirë nëpër institucione dhe ta përfundojë praktikën e punësimit me të “njohshëm”, thuhet në përgjigjet e Ambasadës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?