Ben Blushi dorëhiqet nga LIBRA

Ben Blushi dorëhiqet nga LIBRA

Drejtuesi i partisë LIBRA, Ben Blushi ka njoftuar mesditën e sotme dorëheqjen nga funksionet në forcën politike, që e themeloi vetë pas largimit nga Partia Socialiste. “Kur ftova shumë njerëz t’i bashkoheshin idesë se Libras kam premtuar se Libra nuk do ishte kurrë partia ime. Ka ardhur koha qe këtë premtim ta mbaj duke u […]

Drejtuesi i partisë LIBRA, Ben Blushi ka njoftuar mesditën e sotme dorëheqjen nga funksionet në forcën politike, që e themeloi vetë pas largimit nga Partia Socialiste.

“Kur ftova shumë njerëz t’i bashkoheshin idesë se Libras kam premtuar se Libra nuk do ishte kurrë partia ime. Ka ardhur koha qe këtë premtim ta mbaj duke u tërhequr nga drejtimi i Libras, partisë qe krijova me shpresën se Shqipëria do fitonte një instrument lirie qe nuk e kishte njohur. Sot me vjen mire te kujtoj, se si dhe sa shpejt u kthye Libra ne një mjet të jashtëzakonshëm njerëzish te zakonshëm”, shkruan Blushi në një postim në Facebook.

Ai thotë se pavarësisht rritje me shpejtësi deri në zgjedhjet e 25 qershorit, LIBRA-s iu desh që “si ne çdo aventure të paguante çmimin e njohur te se panjohurës”.

Sipas Blushit, LIBRA ishte ne opozite me te gjitha partitë dhe ne zgjedhje ishte opozita e vetme e Qeverise dhe e Opozitës.

“Megjithë pasionin njerëzor qe investoi, Libra nuk arriti dot të bindte shumë shqiptarë të ndaheshin nga dyqani, nga dhuna nga shemtia, ligesia dhe kotesia e partive te vjetra. Ne nje gare te pandershme zgjedhore pasi u masakrua, dhe u grabit ne menyre te organizuar Libra u rendit partia e peste ne Shqiperi por padyshim e para, si partia me e varfer, me e drejte dhe me e denje”, thekson Blushi.

Ai nënvizon se shqiptarët që e votuan LIBRA-n duhet të jene krenarë “se krijuan diçka që, nëse nuk u dha dot gjë, të paktën nuk u mori asnjë gjë”.

Në fund, Blushi shpreh edhe zhgënjimin personal nga populli shqiptar, që sipas tij është i prirur të votojë banditët dhe grabitësit, duke u krenuar më pas me zgjedhjen e tyre.

“Nuk me ka habitur kurre aftesia e vendit tone per te prodhuar njerez te ligj, por nevoja per ti mbrojtur ata me vota me shqeteson. E keqja qe mbrohet nga populli me vota kthehet ne menyre jetese dhe behet edhe me e keqe duke u kthyer ne norme. Prandaj kam vendosur ta heq perkohesisht politiken nga artet e mia. Politika, sic njihet dhe ushtrohet sot ne Shqiperi,nuk me jep me shije dhe as motiv dhe une nuk bej gjera te cilat nuk i besoj”, përfundon Blushi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?