Bëhet publike kontrata për projektin ‘Kosova e Re’, ministri Lluka jep detaje

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka sot ka bërë pubike kontratën komerciale për projektin e TC ‘Kosova e Re’. Kontrata për projektin e TC Kosova e Re është nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe investitori “ContourGlobal”. Ministri Lluka ka thënë se kontrata do të jetë e vendosur në web faqen e ministrisë dhe do të […]
Kontrata për projektin e TC Kosova e Re është nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe investitori “ContourGlobal”.
Ministri Lluka ka thënë se kontrata do të jetë e vendosur në web faqen e ministrisë dhe do të shfaqet në gjitha format e tjeraa të mundshme, transmeton Periskopi
Ai ka thënë se kontrata nuk ka ndryshuar asgjë nga ajo që ishte nënshkruar para vitit të ri.
‘’“Këtë javë arritën ta sigurojmë dhe para jush kam kontratën e finalizuar, me mbi 1000 faqe të gjithë qytetarët kanë qasje të hapur në kontratën e pa prekur që do shpërndahet në të gjitha format, në ueb faqen e ministrisë dhe ta diskutojmë në ditët në vijim për çdo pyetje që kemi rreth asaj kontrate”. Besoj që cdo marrëveshje që nëshkruhet nga unë do të jetë publike.’’, ka thënë Lluka.
“Çmimi është vështirë të thuhet sa do ndikojnë faktorët siç janë kushtet e kredisë sepse 70% do të jenë në formë të kredive dhe interesi i kredisë luan rol në koston të energjisë jemi të gjejmë një kredi të financuar nga shtetet siç janë nga Japonia që kanë norma të buta të interesit apo pa interes fare. Kosto kapitale në formë të hua është llogaritur 8,5 deri 9% sepse kemi llogaritur anën me të shtrenjtë, çdo gjë që është nën 9% do ndikojë pozitivisht në koston e gjenerimit, dhe nëse shkon mbi atë çmim duhet të ndalim nga kjo kontratë”.
Ai tregon se KEK-u vazhdimisht është duke e reduktuar stafin që të jetë sa më efektiv. Por sipas tij, një pjesë e madhe e punëtorëve do të gjejnë mundësi pune në termocentralin ‘Kosova e Re’.
‘’Një pjesë e tyre do të gjejnë mundësi në termocentralin Kosova e Re dhe nuk do të ketë problem për punëtorët që janë në termocentralet aktuale’’, ka theksuar ai.
Lluka po ashtu ka thënë se ky projekt nuk do të financohet nga Qeveria e Kosovës, por që si shtet kemi disa obligime të tjera.
‘’Obligimi i shtetit është furnizimi me thëngjill dhe ujë. Obligimi tjetër është blerja e energjisë elektrike që rigjeneron termocentralin. Këto janë obligime si shtet që i marrim’, ka shtuar ai.
Marrëveshja me kompaninë amerikane “Contour Global” kap vlerën mbi 1 miliard euro dhe konsiderohet si projekti më i madh në historinë e Kosovës.
Ajo u nënshkrua më 20 dhjetor të vitit të kaluar dhe parasheh investimi prej 1.3 miliard euro duke vënë në funksion njësinë e re prej 500 megavatesh brenda një periudhe katërvjeçare. /Periskopi/












