Bëhet i gjallë Isa Mustafa, përkujton Fadil Feratin: Ishte shtylla e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar sot ish-kryetarin e Istogut tashmë të ndjerë, Fadil Feratin. Mustafa ka thënë se Ferati ishte një politikan me tipare të larta dhe një shtyllë e fortë e LDK-së. Shkrimi i plotë i Mustafës: Sot 8 vjet më parë u nda nga ne kryetari shumëvjeçar i […]
Mustafa ka thënë se Ferati ishte një politikan me tipare të larta dhe një shtyllë e fortë e LDK-së.
Shkrimi i plotë i Mustafës:
Sot 8 vjet më parë u nda nga ne kryetari shumëvjeçar i Istogut dhe nënkryetari i LDK-së, Fadil Ferati.
Fadili nuk ishte politikan i zakonshëm.
Ai ishte udhëheqës me tipare të larta, ishte lider popullor që e kishte besimin plebishitar të qytetarëve, duke qenë gjithnjë në krye të përgjegjësive politike e kombëtare.
Fadili ishte një prej shtyllave më të forta të LDK-së dhe lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci në Kosovë.
Istogu dhe Kosova do ta përkujtojnë përherë njeriun e tyre model, Fadil Feratin!












