Baton Haxhiu: Vrasja e Oliver Ivanoviq, e porositur

Baton Haxhiu: Vrasja e Oliver Ivanoviq, e porositur

Gazetari dhe publicisti, Baton Haxhiu, ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviq ishte e porositur, e kryer nga profesionistë dhe rrjedhojë e një fryme dhe procesi të dështuar të dialogur mes Kosovës dhe Serbisë, të kontrolluar nga Aleksandar Vuçiq dhe të mospenguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian. Në Info Magazine të […]

Gazetari dhe publicisti, Baton Haxhiu, ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviq ishte e porositur, e kryer nga profesionistë dhe rrjedhojë e një fryme dhe procesi të dështuar të dialogur mes Kosovës dhe Serbisë, të kontrolluar nga Aleksandar Vuçiq dhe të mospenguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

Në Info Magazine të Klan Kosovës ai ka deklaruar se ai është viktima e parë e kundërshtimit të procesit të ndarjes së Kosovës, që sipas tij po diskutohet në Bruksel, dhe i radhës i vijës Kosovocentrike që po eliminohet, njofton Klan Kosova.

“Oliver Ivanoviq është një prej atyre serbëve që ka pasur trimëri brenda vetes. Është një prej njerëzve me të cilët ke mundur të debatosh, me gjithë mospajtimet e skajshme. Nuk ka qenë befasi për mua ngjarja e sotme. Ky është debakël i Bashkimit Europian dhe i SHBA-së, në një proces të gjatë që ka mbytur shpresën për qytetarët e Kosovës”.

“Është vrasje e porositur që mund të bëhet vetëm nga profesionistët”.

“Kjo vrasje është neveritëse dhe politikisht destabilizuese. Është pasojë e një procesi të kontrolluar kryesisht nga Aleksandar Vuçiq, i lejuar brutalisht nga SHBA dhe BE-ja, e pjesërisht edhe nga Rusia, që ka çuar në eliminimin e të gjithë linjës Kosovocentrike të serbëve”.

“Janë eliminuar të gjithë serbët në Kosovë që kanë qenë për bashkëjetesë dhe i është dhënë hapësirë e pafund Vuçiqit, duke menduar se nëse një njeri e ka në dorë krejt këtë punë, mund të zgjidhet më lehtë. Vija e pushtetit është tek ura në Mitrovicë. Përtej asaj udhëheqin bandat që lëvizin me vetura pa targa”.

“Oliver Ivanoviq është viktima e parë e kundërshtimit të procesit të ndarjes së Kosovës”. /klankosova.tv

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?