Autobusët e stërmbushur me qytetarë pas përfundimit të orarit të punës (Foto)

Dita e sotme u karakterizua me numër tejet të vogël të veturave që qarkulluan në rrugët e Prishtinës. Ndalimi i veturave për të hyrë në kryeqytet erdhi pas renditjes së Prishtinës në listën e vendeve në të ndotura në botë, duke prirë për një kohë të gjatë. Për këtë, komuna e Prishtinës ka marr vendim […]
Dita e sotme u karakterizua me numër tejet të vogël të veturave që qarkulluan në rrugët e Prishtinës.
Ndalimi i veturave për të hyrë në kryeqytet erdhi pas renditjes së Prishtinës në listën e vendeve në të ndotura në botë, duke prirë për një kohë të gjatë.
Për këtë, komuna e Prishtinës ka marr vendim që udhëtarët të udhëtojnë falas me autobusët e trafikut urban.
Janë siguruar disa fotografi të autobusëve urban, të cilët shihen të stërmbushur, ndërsa qytetarët thuhet se po presin gjatë për të hipur në ta.
E numri më i madh i qytetarëve bëhet tani kur shumica e kanë përfunduar orarin e punës dhe e shfrytëzojnë trafikun urban për të qarkulluar.















