Asambleistët, nëndegët dhe seksionet e PDK-së në Skenderaj kërkojnë ndërhyrjen e Kadri Veselit (Dok)

Asambleistët e PDK-së të “përjashtuar” nga Sami Lushtaku dhe kryetarët e nëndegëve dhe seksioneve të Skenderajt i janë drejtuar kryetarit Kadri Veseli dhe Kryesisë Qendrore të PDK-së për të ndërhyrë, në mënyrë që të krijohet unitet ose të shkarkohet e tërë Kryesia në Skenderaj deri në zgjedhjet e ardhshme të brendshme, që pritet të përfundojnë […]

Kjo kërkesë e nënshkruar nga 7 asambleistë, deputeti Bekim Haxhiu dhe nënkryetari Nuradin Lushtaku, si dhe nga afro 80% e seksioneve dhe nëndegëve të PDK-së në Skenderaj, është dorëzuar dhe protokolluar dje në selinë qendrore të PDK-së në Prishtinë, thuhet në kërkesën që portali Veriu.info thekson ta ketë siguruar.

Në këtë kërkesë thuhet se qëllimi i saj është krijimi i unitetit dhe bashkëpunimit brenda PDK-së në Skenderaj, në mënyrë që kjo degë të vazhdon të jetë bastion i fuqishëm i PDK-së.

Kryetarit Veseli dhe Kryesisë Qendrore i kërkohet që të mos i njohë vendimet arbitrare të Sami Lushtakut, sepse ato thuhet se cenojnë Statutin e PDK-së dhe demokracinë e brendshme. Në kërkesë shpjegohet se Kryesia e Degës nuk ka mbajtur mbledhje prej përfundimit të zgjedhje lokale më 22 tetor, për pasojë as nuk ka pasur vendim se cilin asambleistë duhet votuar për kryesues të Kuvendit Komunal. Në kërkesë bëhet e ditur se nga 20 asambleistë, sa i ka PDK-ja në Kuvendin Komunal të Skenderajt, shumica e tyre (11 asambleistë) e kanë votuar Fatbardha Halitin për kryesuese, duke i dhënë hapësirë kështu gjeneratave të reja dhe femrave, raporton portali Veriu.info.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?