Arsyetimi qesharak i MZHE’së lidhur me mungesën e kontratës në gjuhën shqipe për Termocentralin

Arsyetimi qesharak i MZHE’së lidhur me mungesën e kontratës në gjuhën shqipe për Termocentralin

  Ministria  e Zhvillimit Ekonomik-MZHE sot ka bërë publike kontratën komerciale të nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe investitori “ContourGlobal” për projektin e TC ‘Kosova e Re’. Ministri  Valdrin Lluka ka treguar se kanë arritur ta kompletojnë kontratën këtë javë me një 1 mijë faqe, e cila është publike për të gjithë të interesuarit edhe […]

Ministria  e Zhvillimit Ekonomik-MZHE sot ka bërë publike kontratën komerciale të nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe investitori “ContourGlobal” për projektin e TC ‘Kosova e Re’.

Ministri  Valdrin Lluka ka treguar se kanë arritur ta kompletojnë kontratën këtë javë me një 1 mijë faqe, e cila është publike për të gjithë të interesuarit edhe në mënyrë elektronike.

Por kontrata është publikuar vetëm në gjuhën angleze, jo edhe në atë shqipe duke e ditur që të interesuarit kryesorë mund të jenë kryesisht qytetarë të Kosovës.

Lidhur me këtë gjë, Periskopi ka kontaktuar edhe me zyrën e MZHE-së, prej të cilëve është thënë se kjo marrëveshje është ndërkombëtare dhe merr kohë të gjatë për ta përkthyer në shqip.

Këshilltarja për media në këtë ministri, Fitore Ajeti ka thënë se do të mundohen që kontratën ta kthejnë edhe në gjuhën shqipe, për shkak të kërkesave të mëdha.

Sipas Ajetit, një gjë e tillë do të marrë kohë 5 apo 6 muaj, për shkak të detajeve të shumta që janë në kontratën prej 1 mijë faqeve.

‘’Siç e dimë marrëveshja është ndërkombëtare dhe është nënshkruar në gjuhën angleze, prandaj çdo detaj për ta përkthyer, duhet një kohë e gjatë. Sidoqoftë, në bazë të kërkesave të mëdha do të mundohemi ta kthejmë edhe në gjuhën shqipe, edhe pse një gjë e tillë do të na marrë kohë 5 apo 6 muaj’’, ka thënë Ajeti për Periskopin.

Marrëveshja me kompaninë amerikane “Contour Global” kap vlerën mbi 1 miliard euro dhe konsiderohet si projekti më i madh në historinë e Kosovës.

Ajo u nënshkrua më 20 dhjetor të vitit të kaluar dhe parasheh investimin prej 1.3 miliard euro duke vënë në funksion njësinë e re prej 500 megavatësh brenda një periudhe katërvjeçare./Periskopi/

KËTU mund t’i shihni të gjitha kontratat e nënshkruara lidhur me projektin ‘Kosova e Re’.

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?