Anëtarja e familjes Rugova ‘godet’ LDK-në: Pse nuk kërkuat interpelancë kur u sulmua Rugova

Anëtarja e familjes Rugova ‘godet’ LDK-në: Pse nuk kërkuat interpelancë kur u sulmua Rugova

Blerta Kllokoqi-Rugova, nuse e djalit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka reaguar për interpelancën, e cila u mbajt dje me nismën e LDK-së, për shkarkimin e zvkryeministrit Dardan Gashi. Kllokoqi-Rugova, në një postim në Facebook,ka thënë se me Dardan Gashin duhet të merret Policia, Prokuroria e Gjykata. Derisa ka kritikuar skenën politike për izolimin e qytetarëve, […]

Blerta Kllokoqi-Rugova, nuse e djalit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka reaguar për interpelancën, e cila u mbajt dje me nismën e LDK-së, për shkarkimin e zvkryeministrit Dardan Gashi.

Kllokoqi-Rugova, në një postim në Facebook,ka thënë se me Dardan Gashin duhet të merret Policia, Prokuroria e Gjykata.

Derisa ka kritikuar skenën politike për izolimin e qytetarëve, ajo ka pyetur se pse nuk u kërkua interpelancë për gjuajtjet me armë direkte në bashkëpunëtor të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

“Aty janë vrarë njerëz e nuk është gjuajtur me armë në ajër. E besa, pse nuk kërkuat asnjëherë interpelancë edhe për sulmet që janë bërë direkt ndaj Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova?!? Edhe aty është shtënë direkt në Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova…”, ka shkruar ajo.

Më poshtë postimi i saj i plotë:

Për Kosovën shtet të pavarur e demokratik më e rrezikshme është dashuria që disa kanë treguar nëpër kohë për shtetin e flamurin jugosllav e janë rritur me atë dashuri sesa gjuajtja (e pakonfirmuar ende nga policia) me armë me gaz apo pa gaz në një aheng familjar gëzimi, ku dashuria e kontributi për Kosovën është e ngulitur në zemër e në shpirt dhe nuk paraqet rrezik për shtetësinë e Kosovës dhe nuk është vënë në pikpyetje për as edhe një moment.
Nuk e arsyetoj për asnjë moment një veprim të tillë. Por ka kush merret me të. Është policia, është prokuroria, është gjykata.
Nuk qëndron problemi te Dardan Gashi!
Problemi qëndron te degradimi i skenës politike. Atyre që ne si popull i kemi votuar. Populli ynë nuk lëviz lirshëm nëpër botë, shkojnë presin kolona e poshtërohen për viza që u lëshohen apo edhe u refuzohen, e deputetët tanë nuk e marrin seriozisht sepse secili posedon nënshtetësi të huaj apo të vendeve fqinje apo edhe vizë disa vjeçare schengen, dhe nuk mendojnë të ua lehtësojnë vuajtjet atyre që i votuan duke u mundësuar lëvizjen e lirë e duke ulur shkallën e papunësisë.
Legjislatura e kaluar me 89 deputetë nuk arriti të ratifikojë një demarkacion, me vizitat e insitimin e pandashëm të Ambasadorit të SHBA-së në grupe parlamentare, e mos të flasim për këtë sot.
P.S. Pse nuk kërkuat asnjëherë interpelancë për gjuajtjet me armë direktë në bashkëpuntor të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova?!? Aty janë vrarë njerëz e nuk është gjuajtur me armë në ajër. E besa, pse nuk kërkuat asnjëherë interpelancë edhe për sulmet që janë bërë direkt ndaj Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova?!? Edhe aty është shtënë direkt në Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?