I akuzuari për terrorizëm shan rëndë trupin gjykues: Pse s’po më çoni në Mitrovicë q*** nonën

I akuzuari për terrorizëm shan rëndë trupin gjykues: Pse s’po më çoni në Mitrovicë q*** nonën

Nexhat Ademi, i akuzuari për pjesëmarrje në terrorizëm, pas përfundimit të seancës u revoltua në gjykatore duke kërkuar që t’i ndërrohet burgu. Ademit iu caktua paraburgimi, pasi që sigurimi i prezencës së tij në gjykatë ishte i pamundur, me ç‘ rast edhe u lëshua urdhëresë ndaj tij. Pas seancës, i akuzuari u revoltua për shkak […]

Nexhat Ademi, i akuzuari për pjesëmarrje në terrorizëm, pas përfundimit të seancës u revoltua në gjykatore duke kërkuar që t’i ndërrohet burgu.

Ademit iu caktua paraburgimi, pasi që sigurimi i prezencës së tij në gjykatë ishte i pamundur, me ç‘ rast edhe u lëshua urdhëresë ndaj tij.

Pas seancës, i akuzuari u revoltua për shkak se kërkonte me këmbëngulësi që t’i ndërrohej burgu në të cilin po qëndronte, madje hezitoi edhe të nënshkruante procesverbalin.

Ai tha se po frikësohet të qëndrojë aty, pasi që të burgosurit e tjerë përreth janë të dënuar për vrasje.

“Kërkoj me ndrru burgun, me dalë në Prishtinë. Njerëzit të shkallës së 5 të vrasjes. Pse s’po më çoni në Mitrovicë q*** nonën. Unë jam i frikësuar me ndejt në atë burg. Spo du me ndejtë qatje”, tha ai me këmbëngulësi.

Gjykatësi Vesel Ismajli tha se një vendim i tillë nuk është në kompetencë të tij.

Paraprakisht, në seancë u mor vendimi që Ademi t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik.

Vendimi për ekzaminim iu caktua të akuzuarit, pasi avokati i Ademit, Samedin Cena, pretendoi se i njëjti vuan nga simptomat e harresës, madje nga një shkallë e lartë.

“Familjarët kanë konfirmuar se ka një shkallë të madhe të harresës. Kështu që mungesat e tij në seanca besoj se kanë ardhur nga ky problem”, tha Cena.

Edhe Nexhat Ademi qëndroi pas fjalëve të avokatit të tij, duke treguar për traumat e tij që nga lufta e fundit në Kosovë e deri te frika që po e përjeton në Burgun e Pejës momentalisht.

“Ka kaluar një kohë bukur e gjatë, më është përzier memoria. Depresion kom boll. Kam trauma gjatë luftës. Nuk kam bërë kontroll mjekësor asnjëherë. Pas luftës na kanë shti në salla, na kanë rreh në Beograd. Krejt kres na kanë rrah. Deri 2005 jom konë ma mirë. Prej 2005-ës kam pasur problem me kafkën pas”, tha i akuzuari Ademi.

Përkundër faktit se prokurori i çështjes Elez Blakaj, e kundërshtoi kërkesën e avokatit, trupi gjykues e aprovoi atë.

Si rezultat, seanca u shty për një afat të pacaktuar deri te përfundimi i ekspertizës.

Ademi, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, në janar të vitit 2014 ishte nisur nga Aeroporti i Prishtinës për në Stamboll, e nga ku më pas ka udhëtuar për në qytetin Gaziantep të Turqisë që ndodhet afër kufirit me Sirinë.

Prokuroria pretendon se qëllimi i Ademit ishte që të kalojë në Siri dhe të bëhet pjesë e organizatës “Al-Nusra” dhe të angazhohet për krijimin e shtetit islamik në territorin e Sirisë dhe Irakut.

Në aktakuzë thuhet se Nexhat Ademi qëndroi në Siri për një javë në territorin që e kontrollonte “Al-Nusra” dhe pastaj u kthye në Kosovë.

Përpos këtij udhëtimi, Prokuroria Speciale pretendon se Ademi përsëri më 4 mars 2016 provoi të shkojë në Siri, por pasi arriti në Aeroportin e Stambollit u ndalua nga autoritetet turke dhe më pas u dëbua për në Kosovë për shkak të lidhjes së tij me zonën e luftës.

Në shtator Nexhat Ademi është deklaruar i pafajshëm në lidhje me akuzën për pjesëmarrje në grup terrorist, ndërsa ka deklaruar se është angazhuar që të pengojë shkuarjen e njerëzve tjerë në Siri. /kallxo.com/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?