Ajri i ndotur në Prishtinë, qytetarët në këtë pjesë të qytetit mund të marrin maska falas (Foto)

Në Prishtinë po mbretëron një gjendje alarmante nga ajri i ndotur. Sipas matjeve të fundit, kryeqyteti është renditur si vendi me ajrin më të ndotur në botë. Edhe qytetarët kanë nisur mobilizimin me maska, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre. Në rrugën ‘Rrustem Statovci’ në Prishtinë është parë se maskat janë vënë në […]
Edhe qytetarët kanë nisur mobilizimin me maska, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre.
Në rrugën ‘Rrustem Statovci’ në Prishtinë është parë se maskat janë vënë në një stol , ku qytetarët do të mund t’i marrin falas ato.
Institucionet përkatëse tashmë kanë nisur mobilizimin kundër ajrit të ndotur. Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit kanë vendosur që nga nesër të mos lejohet qarkullimi i makinave në qendër të Prishtinës, përveç atyre të emergjencës, policisë, EULEX-it, KFOR-it etj.
Edhe Kuvendi i Kosovës nesër në orën 15:00 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ajrit të ndotur./Periskopi/














