Ahmeti: NATO e ka shpëtuar Maqedoninë nga gremina

Ahmeti: NATO e ka shpëtuar Maqedoninë nga gremina

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin ka diskutuar për gjeopolitikën, rolin rus në Ballkanin perendimor, reformat dhe Marrëveshjen Paqësore të Ohrit. Ahmeti ka thënë se NATO ka patur rol vendimtar në vend e rajon dhe ka shpëtuar Maqedoninë nga […]

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin ka diskutuar për gjeopolitikën, rolin rus në Ballkanin perendimor, reformat dhe Marrëveshjen Paqësore të Ohrit.

Ahmeti ka thënë se NATO ka patur rol vendimtar në vend e rajon dhe ka shpëtuar Maqedoninë nga gremina duke kontribuar në paqEn, sigurinë dhe stabilitetin, por edhe reformat dhe institucionet demokratike.

Komenti i plotë i Ahmetit:

Sot takova Sekretarin e Përgjithshëm të NATOsë, z. Jens Stoltenberg dhe bashkëpunëtoret e tij nga aleanca veriatlantike.

U ndjeva i nderuar nga vlerësimi i Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg për rolin tonë dhe kontributin në të gjitha proceset në vend.

Nuk kisha si mos të them që NATO ka patur rol vendimtar në vend e rajon dhe ka shpëtuar Maqedoninë nga gremina duke kontribuar në paqën, sigurinë dhe stabilitetin, por edhe reformat dhe institucionet demokratike.

“Liria jonë nuk është e plotë pa NATOnë. Unë ju përcjell amanet gjeneratave të ardhshme që të janë faleminderuese dhe vlerësuese ndaj NATOsë.”

E sigurova z. Stoltenberg që mbetemi përgjithëmonë partner kredibil i NATOsë, SHBAve, BEsë dhe që përpjekjet tona për rreshtim në aleancën veriatlantike nuk do të ndalen sepse ky është vullneti jonë kombëtar, strategjik, ideologjik.

Bashkë diskutuam edhe për gjeopolitika, rolin rus në Ballkanin perendimor, reformat dhe Marrëveshjen Paqësore të Ohrit.

Në fund, ia dhurova mikut tonë përkrenarën e Skënderbeut duke e nderuar me rastin e përvjetorit të 550 të kryeheroit tonë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?