Ahmeti: Albin Kurtin nuk mund ta rrëzojë askush, gëzon autoritet të madh qytetar

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka thënë se Albin Kurti gëzon një autoritet të madh partiak dhe qytetar, prandaj sipas tij, askush nuk mund ta rrëzojë. ‘Duke parë autoritetin e tij, është vështirë me mendu se dikush mund ta rrëzojë. Autoriteti i tij nuk vjen vetëm nga pozicioni partiak por nga autoriteti që […]
‘Duke parë autoritetin e tij, është vështirë me mendu se dikush mund ta rrëzojë. Autoriteti i tij nuk vjen vetëm nga pozicioni partiak por nga autoriteti që gëzon nga populli’’, ka thënë Ahmeti në RTV Dukagjini,transmeton Periskopi.
Tutje, sipas kryetarit të Prishtinës, Kurti nuk ka pranuar që të heqë dorë nga kandidimi për kryetar të VV-së, duke e parë faktin që është personi më i votuar në Republikën e Kosovës dhe se vetëm ai e ka autoritetin e mjaftueshëm për t’i bërë ndryshimet në organizatë.
‘’Ne e kemi qitë në demokraci dhe të dielën do të matet një gjë e tillë. Por edhe po të kandidonte dikush tjetër, nuk e gëzon mjaftueshëm autotitetin sa Kurti’’, ka shtuar Ahmeti./Periskopi/












