9 vrasje dhe bos kokaine nga Amerika Latine, kjo është dosja franceze për shqiptarin

9 vrasje dhe bos kokaine nga Amerika Latine, kjo është dosja franceze për shqiptarin

Domart Kojnari, i dyshuari nga policia për atentatin e mbrëmshëm në Tiranë ku mbeti i vrarë Devi Kasmi është i dyshuar për trafik ndërkombëtare kokaine dhe tetë vrasje të tjera nga autoritetet franceze. Kur ai u kap nga autoritetet shqiptare duke tentuar të dalë nga territori i Shqipërisë, francezët sollën këtu dosjen që lidhet me emrin e tij, […]

Domart Kojnari, i dyshuari nga policia për atentatin e mbrëmshëm në Tiranë ku mbeti i vrarë Devi Kasmi është i dyshuar për trafik ndërkombëtare kokaine dhe tetë vrasje të tjera nga autoritetet franceze.

Kur ai u kap nga autoritetet shqiptare duke tentuar të dalë nga territori i Shqipërisë, francezët sollën këtu dosjen që lidhet me emrin e tij, në të cilën ndodheshin një mori krimesh të kryera në Francë, Spanjë, Belgjikë, Itali, Gjermani dhe Shqipëri, shkruan Albeu.com.

Në atë dosje, francezët theksonin Konjari dyshohet se drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës, pasi mendohet se ka lidhje direkte me burimin e prodhimit të saj në Amerikën e Jugut.

Si pasoje e këtij rrjeti, influencës në treg dhe shpërndarjes së droges në Europë, hetuesit francezë thonë se kanë ndodhur edhe disa vrasje, ku në dy raste 42 vjeçari Konjari i ka shpëtuar atentateve me armë.

Në dosjen e ardhur pranë prokurorisë për krime të rënda, emri I Konjarit përmendet per perfshirje direct apo indirekt në disa vrasje si pasoje e rrjeteve të trafikut të kokainës.

Kjo listë fillon me vrasjen e 28 gushtit të vitit 1998 kur është ekzekutuar Gentian Dervishi i njohur me nofkën “Gent Kadaifi” pranë “Shkollës së Kuqe”.

Më pas emri i Konjarit, del në vrasjen e ndodhur në 2003 në qytetin Renne të Francës, ku u vra në ambientet e Genc Dervishit, shtetasit Erhon Murati për një mosmarrveshje për trafikun e drogës. Për të vazhduar më pas, me ekzekutimin e 3 gushtit 2005 në kryeqytet ku është vrarë Fatjon Naxhaku.

Vrasja e tij ndodhi vetëm pak ditë pasi ishte kthyer në Shqipëri, pasi ishte arratisur nga burgu në Spanjë. Kjo vrasje, thonë francezët dyshohet se është kryer nga Konjari në shenjë vetmbrojtje.

Por ende kjo vrasje në Shqipëri është pa autor. Si pjesë e këtyre ngjarjeve, ku përfshihet emri i 42 vjeçarit që u lirua nga burgu, është edhe vrasja me 16 plumba e francezit Gilbert Slik në vitin 2007 në Marsejë.

Ndërkohë në qershor të 2010 Domart Konjari i shpëtoi një atentati në Madrid, ku mbetet i vrarë shoferi i tij.

Vetëm një muaj pas këtij atentati të dështuar ndaj Konjarit, vritet në dalje të burgut në Aliacante të Spanjës francezi Alain Coelier, i njohur si Alani i vogël.

Ky i fundit njihet si kapo i bandës së grabitjeve të viteve 1980 në Francë, por që në vitin 2006 u arrestua së bashku me Juan Ponsoda me anijen me vela të një kompanie shqiptarësh, që vinte nga Venezuela dhe brenda saj ishin fshehur 3.4 tonë kokainë.

Po në korrik të 2010 ekzekutohet në makinë ne Tirane, Franc Konomi, që njihej si një nga njerëzit më të afërt të Domart Konjarit.

Dyshimet për këtë vrasje, sipas autoriteteve franceze, janë mosmarrveshjet e bandave rivale për dërgimin e kokainës në Spanjë.

Emri i 42 vjeçarit Konjari, në dosjen franceze lidhet edhe me ekzekutimin e Gentian Gashit në nëntor të 2011 në Durrës.

Dosja e vrasjeve, ku përfshihet direct apo indirect veprimtaria e Domart Konjarit, mbyllet me ekzekutimin e Edmond Dervishit më 14 korrik të 2013 në Tiranë.

Të gjithë këto vrasje, hetuesit francezë dyshojnë se kanë të bëjnë me aktivitetin e trafikut të kokainës, dhe jane të lidhura me emrin e Domart Konjarit, I cili u lirua nga Gjykata për arsye proceduriale. /albeu.com/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?