Zyrtarja e Gjykatës Themelore punëson vajzën pa konkurs

Zyrtarja e Gjykatës Themelore punëson vajzën pa konkurs

  Myrvete Halilaj, zyrtare e personelit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka punësuar vajzën në pozitën e zyrtares për statistika me kontratë të veçantë, por pa shpallur konkurs publik. Marigona Halilaj-Krasniqi, vajza e zyrtares së personelit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Myrvete Halilaj, është punësuar me kontratë të veçantë si zyrtare për statistika në Gjykatën […]

 

Myrvete Halilaj, zyrtare e personelit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka punësuar vajzën në pozitën e zyrtares për statistika me kontratë të veçantë, por pa shpallur konkurs publik.

Marigona Halilaj-Krasniqi, vajza e zyrtares së personelit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Myrvete Halilaj, është punësuar me kontratë të veçantë si zyrtare për statistika në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ndonëse me Udhëzim Administrativ pozitat e tilla nuk plotësohen me Marrëveshjen për Shërbime të Veçanta, siç ka ndodhur në këtë rast.

Në pikën 2 të Nenit 3, të Udhëzimit Administrativ 04/2016, thuhet se pozitat e nivelit profesional, administrativo-teknik, mbështetës dhe të mirëmbajtjes nuk mund të plotësohen me Marrëveshjen për Shërbime të Veçanta përveç në rrethana të jashtëzakonshme dhe të paparashikueshme.

Por, në bazë të dëshmive që ka siguruar gazeta “Zëri”, shihet se Halilaj-Krasniqi në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ është punësuar për 6 muaj në këtë pozitë.

Në bazë të dokumenteve të siguruara shihet se vajza e zyrtares së personelit ka aplikuar për dy vende pune me kontrata të veçanta, të shpallura nga Gjykata.

Në pozitën e punës si zyrtare e statistikave, Halilaj-Krasniqi ka marrë pikët maksimale në raport me gjashtë konkurrentët e tjerë, përderisa në pozitën tjetër si zyrtare e teknologjisë informative, në bazë të pikëve është renditur e dyta në listë, duke lënë mbrapa edhe katër konkurrentë të tjerë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?