Zyrtare: PDK publikon emrat e ministrave

PDK më në fund ka dalur me emrat zyrtarë për ministra në Qeverinë e re që do ta udhëheqë Ramush Haradinaj. Hajredin Kuçi, nënkryetar i PDK-së ka thënë se kryesia e kësaj partie ka miratuar emrat që do të jenë në mandatin qeverisës, raporton Periskopi. Kuçi ka bërë të ditur se Zv.kryeministër do të […]
PDK më në fund ka dalur me emrat zyrtarë për ministra në Qeverinë e re që do ta udhëheqë Ramush Haradinaj.
Hajredin Kuçi, nënkryetar i PDK-së ka thënë se kryesia e kësaj partie ka miratuar emrat që do të jenë në mandatin qeverisës, raporton Periskopi.
Kuçi ka bërë të ditur se Zv.kryeministër do të jetë Enver Hoxhaj, ministër i Financave, Bedri Hamza, ministër i Shëndetësisë Uran Ismajli, ministër i Ministrisë për Inovacione dhe Ndërmarrësi Besim Beqaj, ministër i Drejtësisë Abelard Tahiri, ministre e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha dhe ministër i Kulturës Kujtim Gashi.
Në orën 16:00 pritet të nisë seanca për të votuar Qeverinë e re./Periskopi/












