Zyra e Haradinajt demanton lajmin për blerje të inventarit të ri

Zyra e kryeministrit Haradinaj ka reaguar ndaj një informacioni të publikuar në media të ndryshme, sipas të cilave zyra e paraardhësit të tij, Isa Mustafa, do i shesë pajisjet dhe inventarin dhe se Zyra e kryeministrit të ri do të blejë të reja. “Pajisjet dhe inventari që janë në shpallje publike, nuk i takojnë kabinetit […]

Zyra e kryeministrit Haradinaj ka reaguar ndaj një informacioni të publikuar në media të ndryshme, sipas të cilave zyra e paraardhësit të tij, Isa Mustafa, do i shesë pajisjet dhe inventarin dhe se Zyra e kryeministrit të ri do të blejë të reja.

“Pajisjet dhe inventari që janë në shpallje publike, nuk i takojnë kabinetit të deritanishëm të ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe nuk qëndron pohimi se do të blihen orendi të reja nga kryeministri Ramush Haradinaj”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Zyra e Kryeministrit ka sqaruar se shpallja publike për shitjen e inventarit të dalë jashtë përdorimit me numër reference SH01/2017, është proceduar ditë më parë nga ana e Zyrës së Prokurimit, duke respektuar çdo procedurë ligjore, dhe duke e publikuar në KRPP konform legjislacionit.

Më tej, aty thuhet se inventari dhe pajisjet e TI-së të cilat do të nxirren në ankand janë jashtë përdorimit muaj dhe vite më parë dhe janë të dëmtuara tërësisht.

“Më qëllim që vlera e tyre të mos bjerë, apo që mos të dëmtohen akoma më shumë, menaxhmenti i ZKM-së kohë më parë ka vendosur t’i shes përmes ankandit publik me qëllim që të kemi transparencë dhe vlerë sa më të lartë të ofertave”, thuhet në reagimin e Zyrës së kryeministrit Haradinaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?