Zv/Kryeministri Behgjet Pacolli pret të fitojë miliona euro me padinë kundër Qeverisë së Kosovës

Zv/Kryeministri Behgjet Pacolli pret të fitojë miliona euro me padinë kundër Qeverisë së Kosovës

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington do të jetë vendi ku kryediplomati Behgjet Pacolli do të jetë zyrtarisht i rreshtuar kundër kompanisë së tij. Shumë shpejt mund të nisin seancat gjyqësore ku shteti i Kosovës do të jetë përballë kompanisë “Mabco Construction”, në pronësi të ministrit Pacolli. Biznesmeni Pacolli kishte dorëzuar padinë para se partia […]

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington do të jetë vendi ku kryediplomati Behgjet Pacolli do të jetë zyrtarisht i rreshtuar kundër kompanisë së tij.

Shumë shpejt mund të nisin seancat gjyqësore ku shteti i Kosovës do të jetë përballë kompanisë “Mabco Construction”, në pronësi të ministrit Pacolli.

Biznesmeni Pacolli kishte dorëzuar padinë para se partia e tij të futej në qeveri. Tash, kanë ndryshuar gjërat. Ministria e Zhvillimit Ekonomik që ka rol kyç në këtë proces udhëhiqet nga partia e Pacollit.

Kjo ministri udhëheq procesin e angazhimit të ekspertëve dhe avokatëve ndërkombëtarë, në rastet kur Kosova paditet në Arbitrazh. Kjo ministri është e obliguar ligjërisht që të bëjë përgatitjet kundër padisë së kompanisë së Pacollit.

Derisa kompania e Pacollit ka bërë një hap para duke caktuar arbitrin në këtë proces gjyqësor, Qeveria e Kosovës ende nuk ka lëvizur në këtë drejtim. Rregullat e përcaktojnë që një arbitër e cakton paditësi, një i padituri dhe një të pavarur e cakton gjykata.

Pacolli ka treguar arsyet se pse e ka paditur Kosovën për rastin e hotelit “Grand”. Ka thënë se është “idealist i një Kosove civilizuese, ku sundon ligji dhe e drejta”.

Ka shtuar se nuk ka pasur rrugëzgjidhje tjetër përveç se të dërgohet lënda në arbitrazh ndërkombëtar.

“Jam koshient se këto ditë do të dëgjoni spekulime se Behgjet Pacolli ka për qëllim ta dëmtojë buxhetin e Kosovës, dhe se do t`i marrë para shtetit tonë”, ka pohuar Pacolli.

Ai ka treguar se rasti udhëhiqet direkt nga qendra e Mabetexit në Lugano, pasi që investimi mbi 5.1 milion euro ka ardhur nga kjo qendër.

Këshilltari i tij Jetlir Zyberaj ka deklaruar se nuk përbën konflikt interesi fakti që kompania e Pacollit e ka paditur shtetin e Kosovës.

“Kjo është çështje që daton qysh prej vitit 2006 kur Pacolli nuk ka qenë në politikë. Sot Pacolli nuk ka ndonjë funksion në Mabetex”, ka thënë Zyberaj.

Edhe avokati i kompanisë ka thënë se procesi do të shkojë tutje, përkundër faktit që AKR-ja është pjesë e Qeverisë.

“Për momentin, fakti se AKR-ja ka lidhur marrëveshje me PAN-in, nuk ka asnjë implikim në rrjedhën e procedurën para forumit të Arbitrazhit në rastin e Hotelit Grand”, ka thënë Gazmend Nushi për Insajderin.

Përkundër që është zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i jashtëm, Pacolli beson se padia e kompanisë së tij nuk e dëmton aspak Kosovën.

“Unë besoj fuqishëm që trajtimi i këtij rasti nga Arbitrazhi ndërkombëtar në Uashington i kontribuon Kosovës, ndërtimit dhe funksionalizimit të shtetit ligjor në vend”, ka deklaruar Pacolli.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?