Zhvillime të reja: Ja kur pritet votimi i Qeverisë

Zhvillime të reja: Ja kur pritet votimi i Qeverisë

Deputetët opozitarë kanë paralajmëruar se do të japin mendimin e tyre në sallën e Parlamentit për Qeverinë e re. Aty pritet të flasin edhe përfaqësuesit e pozitës dhe Kryeministri i ri, Ramush Haradinaj. Secili deputetë ka nga dhjetë minuta kohë derisa votimi i Qeverisë pritet të ndodhë pas mesnatës nëse nuk e shtyjnë seancën për […]

Asnjë problem nuk do ta kenë deputetët e Listës Sprksa për të marrë pjesë në seancën e Parlamentit të Kosovës për të votuar Qeverinë që fillon sot në orën 16. Kjo për shkak se në seancë pritet të flasin të paktën deputetët opozitarë. Deputetët serbë ndodhen sot në Beograd dhe mund të vijnë me kohë në Prishtinë për ta votuar Ramush Haradinajn për Shef të Qeverisë.

Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, secili deputet ka nga dhjetë minuta për të dhënë mendimin lidhur me Qeverinë e re. Zyrtarët e Vetëvendosjes dhe të LDK’së kanë paralajmëruar se deputetët e tyre do të flasin në seancën plenarë për votimin e Qeverisë. Llogaritur në kohë, nëse secili deputet shfrytëzon kohën maksimale të lejuar, atëherë, vetëm koha e fjalimeve të deputetëve të LDK’së e Vetëvendosjes do të marrë rreth dhjetë orë.

Sidoqoftë, zyrtarë të Kuvendit të Kosovës, kanë thënë se fjalimet e deputetëve mund të shkurtohen në kohë vetëm nëse seanca vendos për një gjë të tillë. Në të kundërtën, secili deputet do të ketë nga dhjetë minuta për debat.

Seanca për votimin e Qeverisë është caktuar pas konstituimit të Parlamentit, i cili ishte i bllokuar më shumë se dy muaj, për shkak se PDK-AAK e NISMA nuk arrinin të bënin numrat e nevojshëm.

Haradinaj pritet të votohet Kryeministër në një Qeveri me vetëm 62 deputetë. Deri më tash është sqaruar se PDK do t’i ketë 6 ministri; AAK dy; AKR katër; NISMA tri ministri; Lista Srpska me minoritetet katra.

Gjithsejta pritet të jenë pesë Zëvendëskryeministra. Sikurse edhe viteve të kaluara, edhe e tashmja, është më e madhja në rajon me 19 Ministra e pesë Zëvendëskryeministra. Ndërkaq, nuk dihet sa Zëvendësministra do të jenë për shkak se s’ka Ligj ende për Qeverinë përderisa Kryeministri mund të emërojë sa të dojë zëvendës të Ministrave.

Qeverinë e fundit e ka udhëhequr LDK në një koalicion me PDK’në. Kjo Qeveri u rrëzua edhe me votat e PDK’së me arsyetimin se kishte dështuar të merrte vendime të mëdha për Shtetin përfshirë demarkacionin me Malin e Zi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?