Zhvillime të papritura ndodhën mbrëmë në Stacionin e Autobusëve

Dy autobusët e orës 22:00 dhe 23:00 të linjës Prishtinë-Beograd janë anuluar për natën e së enjtes. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Ylber Citaku i cili tha se pasi kanë shikuar kamerat në Stacion, kanë vërejtur se kanë qenë grupe të njerëzve që kanë shkuar në Stacion për të […]
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Ylber Citaku i cili tha se pasi kanë shikuar kamerat në Stacion, kanë vërejtur se kanë qenë grupe të njerëzve që kanë shkuar në Stacion për të nxitur njerëzit që të ikin.
Më pas, ai ka sqaruar edhe për një grup tjetër njerëzish të cilët kanë blerë bileta për Beograd, por që kanë zbritur në Podujevë. Informacione të tilla janë bërë të ditura nga Çitaku, teksa ka sqaruar arsyen e anulimit të dy autobusëve për Beograd.












