Zemaj: Rikalo dhe vëllai i tij po fshehin diçka, ka ende fakte kundër tyre

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i cili dje publikoi disa pamje ku supozohet se shihej edhe vëllai i Nenad Rikalos, mori sot përgjigje nga vetë ministri, i cili i quajti si të pavërteta. Por, Zemaj ka thënë se që në momentin që Rikalo u zgjodh ministër i Bujqësisë së Kosovës, është ‘bombarduar’ me mesazhe […]
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i cili dje publikoi disa pamje ku supozohet se shihej edhe vëllai i Nenad Rikalos, mori sot përgjigje nga vetë ministri, i cili i quajti si të pavërteta.
Por, Zemaj ka thënë se që në momentin që Rikalo u zgjodh ministër i Bujqësisë së Kosovës, është ‘bombarduar’ me mesazhe nga banorët e lagjes ‘Dardania’ se Nenad Rikalo kishte rrahur dhe maltretuar gjatë luftës së fundit.
”Unë kam thënë se në atë foto supozohet se është vëllai i ministrit Rikalo’’, ka thënë ai në Info Magazine.
Ndërsa Zemaj ka thënë se Rikalo dhe vëllai i tij fshehin diçka, pasi kanë mbyllur edhe profilet në Facebook.
Tutje deputeti shton se ka ende fakte kundër Rikalos dhe familjes së tij.
‘’ Facebook i vëllait së Rikalos është mbyllur dhe të gjitha kontaktet janë mbyllur. Kjo tregon se ata fshehin diçka. Unë nuk kam gënjyer por kam shfaqur fotografi që mi kanë dërguar banorët. Ka fakte edhe të tjera, emra studentësh që janë rrahur dhe ka vepra të rënda penale’’, ka thënë ai./Periskopi/












