Zbulimi tronditës në Skoci, varr masiv fëmijësh (Video)

Zbulimi tronditës në Skoci, varr masiv fëmijësh (Video)

Një hetim i zhvilluar nga media britanike BBC nxjerr në dritë një të vërtetë të frikshme të ndodhur në jug të Skocisë. Trupat e qindra fëmijëve besohet të jenë varrosur në një gropë masive në Lanarkshire nga viti 1870 deri në vitin 1930. Të miturit kanë qenë të gjithë banorë të jetimores Smyllum Park që […]

Një hetim i zhvilluar nga media britanike BBC nxjerr në dritë një të vërtetë të frikshme të ndodhur në jug të Skocisë.

Trupat e qindra fëmijëve besohet të jenë varrosur në një gropë masive në Lanarkshire nga viti 1870 deri në vitin 1930.

Të miturit kanë qenë të gjithë banorë të jetimores Smyllum Park që drejtohej nga murgeshat katolike. Të paktën 400 prej tyre mendohet të jenë varrosur në një seksion të varrezave Saint Mary në Lanark. “Doughter of Charity”, organizata që drejtonte shtëpinë e fëmijës refuzoi të komentonte zbulimet që kanë tronditur opinionin publik.

Jetimorja në fokus të hetimit të zhvilluar nga programi i BBC “File On 4” në bashkëpunim me “Sunday Post” u hap në 1864-n dhe mbylli dyert në 1981-n, pasi priti 11600 të mitur.

Dyshimet mbi varrin masiv u hodhën fillimisht nga dy ish-banorë të shtëpisë së fëmijës në 2003-shin, Frank Docherty dhe Jim Kane, gjatë përpjekjes së tyre për të zbuluar abuzimet fizike të cilave u nënshtroheshin fëmijët nga stafi i jetimores.

Pavarësisht këmbënguljes së organizatës bamirëse se fëmijët ishin varrosur veçmas në 158 varre, Frank dhe Jim besonin se numri i viktimave ishte më i madh. Hetimet e “File On 4” dhe “Sunday Post” sugjeruan se ata kishin të drejtë dhe se të paktën 400 të mitur ishin varrosur në gropën masive.

Të dhënat sugjerojnë se shumica e fëmijëve kishin vdekur nga shkaqe natyrore të tilla si pneumonia apo sëmundje të tjera të kohës. Hetimet hodhën dritë gjithashtu edhe mbi abuzimet e shumta të cilave u nënshtroheshin fëmijët, si rrahje, turpërime publike e abuzime psikologjike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?