‘Zbrazet’ popullsia e Afrikës shkaku i dhunës, rreth gjysmë-milioni braktisin vendin e tyre

Gjysmë milioni njerëz raportohet nga OKB se kanë ikur nga dhuna e Republikës së Afrikës. Agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se Republika Qendrore e Afrikës po sheh numrin më të madh të njerëzve që ikin nga dhuna vdekjeprurëse që nga fillimi i konfliktit të vendit katër vjet më parë, raportoi “Russia Today”, transmeton Periskopi. […]
Gjysmë milioni njerëz raportohet nga OKB se kanë ikur nga dhuna e Republikës së Afrikës.
Agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se Republika Qendrore e Afrikës po sheh numrin më të madh të njerëzve që ikin nga dhuna vdekjeprurëse që nga fillimi i konfliktit të vendit katër vjet më parë, raportoi “Russia Today”, transmeton Periskopi.
OKB tha në Gjenevë të premten se më shumë se gjysmë milioni njerëz kanë ikur nga vendi i varfër pasi dhuna u rrit në nivele të ngjashme me ato në kulmin e luftimeve në vitin 2014.
600,000 njerëz janë zhvendosur brenda vendit.
Qindra njerëz janë vrarë qëkurse luftimet kryesisht sektare shpërthyen në maj në zonat që më parë ishin kursyer.
Mijëra muslimanë janë strehuar në kisha në disa zona.
OKB thotë se shumë nga njerëzit e sapo-shpërngulur nuk mund të marrin ndihmën e nevojshme./Periskopi/












