Zafir Berisha zbulon skenarin e PDK’së për eliminimin e tij nga gara për Prizrenin

Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën ishte deputeti i vetëm nga radhët e koalicionit ‘PANA’ që kishte abstenuar në Kuvend kur u votua për kryeministër Ramush Haradinaj, transmeton Periskopi. Pas kësaj vote, Berisha mbeti i befasuar kur mori vesh vendimin e Komisionit Qendror për Zgjedhje që të decertifikohet nga zgjedhjet lokale, ku planifikonte të garonte […]
Pas kësaj vote, Berisha mbeti i befasuar kur mori vesh vendimin e Komisionit Qendror për Zgjedhje që të decertifikohet nga zgjedhjet lokale, ku planifikonte të garonte për kryetar Prizreni.
Sipas Zafir Berishës, ky është skenar i përgatitur për dëmtimin e figurës së tij.
Thotë se ishte plan i Klanit ‘Pronto’ për eliminimin e ‘Zafës’ në garën për Prizrenin.
“Shpëtimi i vetëm i Klanit ‘Pronto’ është eliminimi i Zafës. Ata menduan se nëse unë nuk garoj, atëherë votuesit e mijë do ta votojnë kandidatin e PDK’së, Shaqir Tolajn. Por, klani Pronto nuk do ta fitojë Prizrenin”./Periskopi












