Zafir Berisha tregon pse nuk do ta votojë Qeverinë ‘Haradinaj’

Deputeti nga radhët e PAN’it, Zafir Berisha pak para seancës ka bërë të ditur se nuk do ta votojë Qeverinë ‘Haradinaj’, transmeton Periskopi. Ai tha se nuk do ta votojë Qeverinë, meqë qysh kohë më parë kishte thënë se nuk do t’ia jap votën një Qeverie që ka më pak se 60 vota nga shqiptarët. […]
Ai tha se nuk do ta votojë Qeverinë, meqë qysh kohë më parë kishte thënë se nuk do t’ia jap votën një Qeverie që ka më pak se 60 vota nga shqiptarët.
Përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, Zafira dha arsye të tjera për një vendim të tillë.
“Miq të nderuar dhe ju qytetarë të Kosovës të cilët më keni besuar që të ju perfaqësoj në Kuvendin e Republikes! Me gjithë respektin tim personal për Ramushin. Mendoj se respekti për Kosovën dhe institucinet tejkalon atë ndaj individit, prandaj dëshiroj që të ju bëj me dije arsyet e mia se pse nuk do ti jap besimin kësaj Qeverie. 1. “Kumara” i këtij koalicioni është kryehajduti i Kosovës Hashim Thaqi, personi përgjegjës për dështimin e shtetit i cili është bë me shumë sakrific e gjakë… 2. Çasja jo korrekte, jo parimore dhe ofenduse e familjes Pacolli dhe Listës Serbska lidhur me Qeverinë e re Haradinaj. 3. Emra jo të denjë me të kaluarë të dyshimt korruptive si dhe protagonist të aferës “PRONTO”. Ka edhe 101 arsye pse nuk duhet të keqpërdori besimin tuaj dhe ta votoj këtë kombinim qeverisës, ndërsa nuk e kam as edhe një arsye të vetme pse duhet të veproi ndryshe”, ka shkruar Berisha në ‘Facebook’.












