“Zafir Berisha të jap dorëheqje nga NISMA”

Ish-zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka reaguar pas të gjitha atyre akuzave që deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, Zafir Berisha i bëri në drejtim të “Klanit Pronto” dhe ish-kryetarit të PDK-së Hashim Thaçit, tanimë president i vendit. Gecaj, i ka thënë deputetit Berisha se nëse ka dinjitet […]
Gecaj, i ka thënë deputetit Berisha se nëse ka dinjitet të jep dorëheqje nga Nisma, parti kjo e cila është në koalicion qeverisës me PDK-në, AAK-në dhe AKR-në.
“Nëse ke dinjitet o Zafë, ja bën si Korab Sejdiu, sepse vota abstenuese e deklarimet shterpe nuk të nxjerrin nga lloçi JO”, ka thënë Gecaj përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.
Një ditë pasi që deputeti Berisha abstenoi me votë ndaj qeverisë Haradinaj, KQZ-ja e ka shqyrtuar mundësinë e decertifikimit të tij për kandidat për kryetar të Prizrenit nga radhët e NISMA-s. E për këtë decertifikim, Zekaj ka ndarë akuza të rënda ndaj presidentit Thaçi dhe ish-partisë së tij, PDK-së.












