Ymeri thotë se Prishtina tregon se çfarë komunash dëshiron Vetëvendosje

Ymeri thotë se Prishtina tregon se çfarë komunash dëshiron Vetëvendosje

  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se Komunën në shumicën e rasteve e kanë lidhur me interesin privat dhe administratës së korruptuar, duke i kthyer të mirat publike në mallra tregu ku kanë qasje vetëm të pushtetshmit. Ymeri këto komente i bëri në tryezën e organizuar nga Vetëvendosje me temë “Rëndësia e […]

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se Komunën në shumicën e rasteve e kanë lidhur me interesin privat dhe administratës së korruptuar, duke i kthyer të mirat publike në mallra tregu ku kanë qasje vetëm të pushtetshmit.

Ymeri këto komente i bëri në tryezën e organizuar nga Vetëvendosje me temë “Rëndësia e pushtetit lokal”, ku iu ka kandidatëve për kryetar të komunave nga ky subjekt, që të angazhohet për t’i bërë komunat siç është Prishtina.

“Në Komunë secili dhe gjithë bashkë i gjejmë mundësitë dhe mjetet për t’i përmbushur nevojat e tyre ekonomike, si dhe për t’i jetësuar të drejtat e tyre politike, shoqërore dhe mjedisore. Është pra vendi ku ndërtohet solidariteti dhe merren përsipër detyrat e përbashkëta. Kështu komunën ne e shohim të kundërtën e të veçantës, pra është e përbashkëta që është e kundërta e veçantës dhe partikularen, sepse si e përbashkët ajo është edhe së përgjithshmes dhe si e drejtë dhe si interes dhe e mirë për qytetarët që jetojnë në të. Rrjedhimisht komuna nuk mund të diskriminoj. E drejta për komunën shkon përtej lirisë individuale për të pasur qasje  në të mirat urbane”, tha Ymeri.

Ai shtoi se nëse shikohen investimet që janë bërë në Prishtinë, investimet në shëndetësi, në krijimin e hapësirave për prodhuesit vendor, kjo tregon qartë çfarë shoqërie dhe çfarë komunash dëshiron Vetëvendosje.

“Prej vitit 2013 Prishtina iu është kthyer qytetarëve, deri në vitin 2013 njësoj e tjetërsuar si territor, si hapësirë, si pushtet dhe si administratë. Komunën në shumicën e rasteve e kanë lidhur me interesin privat dhe administratës së korruptuar. Hapësirën publike na e kanë kthyer kundër si të privatizuar ndërkohë që interesin publik na e kanë ndërmjetësuar përmes përfitimeve private. Pushteti ka marrë karakterin privat që ka lidhjet e veta gati se tregtare me qytetarët. Kjo na kthen të gjithëve nga qytetarë në klient, nga përfitues të shërbimeve në përfitues të pushtetarëve. Komuna ditëve të sotme i kthen të mirat publike në mallra tregu ku kanë qasje  vetëm të pushtetshmit”, theksoi Ymeri.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?