Xhavit Haliti nuk pret që LDK-ja do t’i bllokojë proceset e mëdha

Xhavit Haliti nuk pret që LDK-ja do t’i bllokojë proceset e mëdha

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, deklaroi se qeveria është shërbëtore e qytetarëve të Kosovës dhe për këtë duhet t’i kryej detyrat e saja të parapara. “Nëse LDK-ja i bllokon vendimet, atëherë ata do të dëmtojnë veten. LDK-ja do të jetë në nivel të detyrës, për të kontrolluar qeverinë se sa po i zbaton […]

“Nëse LDK-ja i bllokon vendimet, atëherë ata do të dëmtojnë veten. LDK-ja do të jetë në nivel të detyrës, për të kontrolluar qeverinë se sa po i zbaton vendimet për qytetarë”, tha Haliti në emisionin “n’Kuvend”, të moderatorit Zejdush Kastrati, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Haliti, i cili është edhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka folur edhe për demarkacionit, por nuk ka precizuar se si do të shkohet në zgjidhje, pasi që sipas tij kjo i takon qeverisë së Kosovës. “Nëse ka hapësirë dhe interes palët do të negociojnë në këtë rast. Deklarata e Malit të Zi, janë faktike dhe juridike, Kosova ka problemet e saj. Të shohim si do të veprojë kryeministri, nëse është interes të Kosovës do të jemi unik. Historia është histori e realiteti është realitet. Në jemi në një mes shtetesh që po përpiqemi që të kemi raporte miqësore. Jemi në një mes të Aleancës së Atlantikut, e cila sot ose nesër do të fus Kosovën nën ombrellën e NATO-së. Koha e konflikteve është larg nesh”, tha ai.

Haliti ka folur edhe për prishjen e koalicionit me LDK-në. “Mendimi im ka qenë kundër prishjes së koalicionit. Kanë qenë problemet e vendimmarrjes në qeveri dhe ka qenë një kërkesë e PDK-së dhe tani me s’ka arsye të diskutohet më ky problem. Tani kemi një qeveri të votuar nga Kuvendi i Kosovës dhe kjo tani duhet të diskutohet, duhet apo jo kritikuar punën e qeverisë dhe Kuvendit. Koalicioni i që ishte ndërmjet PDK-së dhe LDK-së, ka funksionuar mirë, por më vonë u shfaqën ato probleme”, tha Haliti.

Ai bëri me dije se ka pritur që do të zgjas më shumë bllokada politike. “Sidoqoftë është sukses i koalicionit parazgjedhor që ka arritur të krijojë institucionet. Nuk është e kënaqshme që kemi kaq deputetë, pra më pak, por ky është realiteti. Unë pres që kjo qeveri të punojë në zhvillimin ekonomi, luftimin ndaj korrupsionit dhe krimit, të angazhohet për zhvillimin e arsimit, shëndetësinë etj”, tha  Haliti.

Sipas tij Kosova ka rrugëtimin e saj ka perëndimi. “Nuk mund të ecim me një palë binar ka lindja dhe një ka perëndimit. Pra duhet të ecim për liberalizimin e vizave. Nëse duam të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, duhet që detyrat e shtëpisë t’i kryejmë. Çdo qeveri që ka fuqi me dy të tretat, mund të funksionojnë më mirë. Për problemet që kanë të bëjnë me integrimin e Kosovës drejt BE-së, pozitë dhe opozitë kemi ecur së bashku përpara. nuk ka ndodhur sikur në vendet e tjera të rajonit që kanë pasur probleme të tilla. Kjo qeveri edhe pse është e përbashkët, fuqia e saj e vendimmarrjes është më e vogël. Ndjenja e nacionalizmi nuk i ndihmon Kosovës, pra një  luftë që kanë të bëjnë me nacionalizmin”, tha Haliti.

Sipas tij kësaj radhe pozita nuk do të mund të bllokojë ligje që janë në interes të një interesi. Pra do të ketë më shumë kontrolle dhe do të ketë më shumë kalime profesionale.

Edhe për gjuhën që është përdorur në Parlament, Haliti ka thënë se deputetët nuk kanë të drejt të përdorin thirrje. “Çfarëdo gjuhet që është jashtë rregullave është gjuhë jo parlamentare. Të gjithë të zgjedhurit jemi zgjedhur për punë, jo për tu rrahur”, tha ai.

Sipas tij Kosova dhe shoqëria sot është shumë e përçarë. “Interesi është shndërruar se kush kujt, por ia bënë gropën. Është të shahet. Nuk kemi nevojë të jemi kështu,. Duhet të dërgojmë mesazh që na obligon kushtetuta”, tha Haliti.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?