WikiLeaks publikon dokumente sekrete të CIA-së në lidhje me sistemin raketor amerikan

Wikileaks hedh dritë mbi një sistem sekret të kontrollit të raketave të CIA-s që u zhvillua nga Raytheon. WikiLeaks ka zbuluar katër dokumente sekrete nga projekti “Protego” i Agjencisë së Inteligjencës Qendrore (CIA) të sistemit të kontrollit të raketave me bazë mikrokontrollori për avionët e prodhuar nga Pratt & Whitney të pajisur me sisteme të […]
WikiLeaks ka zbuluar katër dokumente sekrete nga projekti “Protego” i Agjencisë së Inteligjencës Qendrore (CIA) të sistemit të kontrollit të raketave me bazë mikrokontrollori për avionët e prodhuar nga Pratt & Whitney të pajisur me sisteme të lëshimit të raketave ajër-ajër dhe ajër-tokë, raportoi “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
“Protego nuk është projekti i zakonshëm i zhvillimit të softëerëve kompjuterikë, si në të gjitha publikimet e mëparshme nga WikiLeaks në serinë “Vault 7”. Projekti “Protego” është një sistem i kontrollit të raketave me bazë “PIC” i zhvilluar nga “Raytheon”. Dëshmitë tregojnë se sistemi është instaluar në bord të një avioni “Pratt & Whitney” (PËA) i pajisur me sisteme të lëshimit të raketave”, tha Wikileaks në një njoftim për shtyp.
Dokumentet e botuara përfshijnë skemën e projekteve, përshkrimin, procedurën e ndërtimit dhe të dhëna të tjera.
Sipas Wikileaks, projekti u zhvillua në mes të 2014 dhe 2015.
Kompania “Raytheon” është një kontraktor i madh i mbrojtjes amerikane dhe korporatë industriale e specializuar në armë dhe elektronikë ushtarake.
Shitjet e “Raytheon” arritën në 26 miliard dollarë në vitin 2016.
“Pratt & Whitney” është një prodhues i hapësirës ajrore me bazë në SHBA, që prodhon kryesisht motorë avioni dhe turbina me gaz, të ardhurat e saj arritën në 14 miliardë dollarë në vitin 2015./Periskopi/












