Vulin: Qeveria Haradinaj e varur nga Lista Serbe

Vulin: Qeveria Haradinaj e varur nga Lista Serbe

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin ka folur këtë të diel në lidhje me mbështetjen e serbëve të Kosovës që janë pjesë e qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se nuk ka mënyrë tjetër për serbët e Kosovës të qëndrojnë këtu, përveç se fatin e tyre ata ta marrin në duart […]

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin ka folur këtë të diel në lidhje me mbështetjen e serbëve të Kosovës që janë pjesë e qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk ka mënyrë tjetër për serbët e Kosovës të qëndrojnë këtu, përveç se fatin e tyre ata ta marrin në duart e tyre, shkruan politika.rs, transmeton Klan Kosova.

“Pas së gjithave, është më së miri që serbët të jenë të varur nga shqiptarët dhe shqiptarët nga serbët. Mendoj se kështu shqiptarët do të varen më shumë në serbët sesa serbët në shqiptarët”, ka thënë Vulin.

Ai ka thënë se beson që nëse Ramush Haradinaj do t’i shmanget formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, do të jetë e vështirë të bëhet diçka më tej me një qeveri që varet nga serbët.

“Nëse ai dëshiron që të vazhdojë që punojë në spastrimin etnik në Kosovë e Metohi, do të jetë e vështirë ta bëjë këtë sepse qeveria e tij varet nga serbët. Serbët kanë marrë fatin e tyre në duart e veta, i uroj ata për kurajën sepse e di se është e vështirë”, ka thënë Vulin.

Vulin më tej se serbët në Kosovë për çdo çështje vendosin vetë.

“Në rastin tjetër, kur partitë politike të shqiptarëve mund të bashkoheshin dhe se serbët të qëndronin diku në qoshe nuk do ta rregullonin fatin e vetë. Zgjedhja është e lehtë për mua dhe nuk është e lehtë, sepse zgjedhja u takon serbëve në Kosovë e Metohi, ata kanë bërë zgjedhjet e tyre gjithmonë e të cilat janë mbështetur nga Qeveria e Republikës së Serbisë”, ka pohuar ai.

Vulin ka thënë më tej se zyrtarët kosovarë nuk janë në liri sepse janë të pafajshëm por që bashkësia ndërkombëtare mendon se ata duhet të jenë aty ku janë.

“Ramush Haradinaj nuk është i lirë sepse është i pafajshëm, pasi që dëshmitarët në rastin e tij janë të vrarë. Hashim Thaçi nuk është në liri sepse është i pafajshëm, pasi që raporti i Dick Marty, që i referohet direkt atij si njëri prej njerëzve që mund të kenë kryer trafikim organesh të serbëve nuk ka marrë përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Vulin, transmeton Klan Kosova.

“Edhe Kadri Veseli është i lirë jo sepse është i pafajshëm, por që shefi i Shërbimit Inteligjent të UÇL-së kurrë nuk është trajtuar në mënyrën e duhur dhe as Fatmir Limaj nuk është i lirë sepse është i pafajshëm”, ka shtuar ai.

Sipas Vulin nuk është aspak e lehtë te jesh me njerëz të tillë dhe të ulesh me ta, por që sipas tij është edhe më e vështirë që tu thuhet serbëve të Kosovës që të zhvendosen nga atje, të mos e bëjnë jetën e tyre dhe të mos luftojnë për fëmijët e tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?