Vuçiq: Qeveria e Kosovës s’është në duart e mia, por kam ndikim në të

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se në tetor do të fillojë një fazë e re e dialogut të brendshëm me Kosovën, transmeton Periskopi. Në një konferencë për media, Vuçiq bëri të ditur se ka mbështetur vendimin e Listës Serbe për tu bërë pjesë e Qeverisë ‘Haradinaj’. Por, pavarësisht kësaj ai ka theksuar se […]
Në një konferencë për media, Vuçiq bëri të ditur se ka mbështetur vendimin e Listës Serbe për tu bërë pjesë e Qeverisë ‘Haradinaj’.
Por, pavarësisht kësaj ai ka theksuar se mendimi i tij nuk ndryshon që Haradinaj është “kriminel”.
Ai tha se Lista Serbe nëse s’do të bëhet pjesë e Qeverisë, do të mbetej me Albin Kurtin e Vetëvendosjes, për të cilin thotë se qëllim kryesor ka bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Ai foli edhe për deklaratat e opozitës së Kosovës, se Qeveria tanimë është në duart e tij, pas përfshirjes në Qeveri të Listës Serbe.
Ai tha se Qeveria e Kosovës nuk është në duar të tij, por thotë se ka ndikim në të./Periskopi












