Vuçiq befason sërish me këtë deklaratë për Haradinajn

Vuçiq befason sërish me këtë deklaratë për Haradinajn

Aleksandar Vuçiç këtë të martën tha se “Kosova dhe Metohija” përfaqësojnë bazamentin e “kohës së tashme dhe të ardhmes” politike të Serbisë. Përveç kësaj, presidenti serb tha se mbështeti vendimin e Listës Serbe për të hyrë në qeverinë e Kosovës – ndërsa Serbia “nuk do të ndryshonte mendimin e saj” mbi kreun e qeverisë së […]

Përveç kësaj, presidenti serb tha se mbështeti vendimin e Listës Serbe për të hyrë në qeverinë e Kosovës – ndërsa Serbia “nuk do të ndryshonte mendimin e saj” mbi kreun e qeverisë së re të Kosovës, Ramush Haradinaj, raportoi “B92”, transmeton Periskopi.

Vuçiç mbështeti listën serbe që bashkohej me qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Haradinaj, duke thënë se bileta zgjedhore kishte “tre opsione” në dispozicion të tij pas zgjedhjeve të qershorit:

“Një – për të mbështetur një qeveri të re të forcave të reja të udhëhequr nga Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, qëllimi i së cilës është të bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë në një Shqipëri të Madhe, opsioni i dytë është që Lista Serbe mos ta mbështetë asnjërën parti. Nesër mund të ketë zgjedhje të reja – Lista Serbe mund të fitojë më pak, Kurti dhe Haradinaj më shumë, a mendoni se gjashtë deri në tetë përqind të popullatës do ta mbështesë një qeveri Haradinaj? Dhe, opsioni jonë i tretë ka qenë të mbështesim një qeveri Haradinaj”, u shpreh ai. Por, Vuçiqi shtoi se “Haradinaj është një kriminel lufte dhe se nuk mendoj asgjë të mirë për të”.

“Duke filluar në tetor, një fazë e re e dialogut (Beograd-Prishtinë) do të fillojë, është e domosdoshme që të institucionalizohen këto gjëra dhe të ketë konsultime në një rang më të lartë, që dialogu të ndodhë në disa nivele nëpërmjet qarqeve serioze për ne që kemi qëllime gjithëpërfshirëse dhe tolerante”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se do të publikohet një raport mbi negociatat e Kosovës, që do të “paraqiste rezultatet nga tre vitet e fundit, si dhe të gjitha masat që Serbia ka bërë si shtet që nga viti 1998, për çështjen e Kosovës”.

“Ne nuk kemi pasur asnjë person të vrarë në konfliktet etnike, kurrë nuk e kam poshtëruar Serbinë, kam siguruar që serbët në Kosovë dhe Metohi të jetojnë më mirë, dhe nuk kemi pasur asnjë të vrarë në përleshjet etnike”, shtoi ai.

Presidenti serb deklaroi se “kur bisedimet për Kosovën u zhvendosën nga OKB-ja në BE, Serbia duhej të fillonte të luftonte përsëri”./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?