Vlorë, sekuestrohet mbi 1 ton kanabis në Karaburun

Vlorë, sekuestrohet mbi 1 ton kanabis në Karaburun

Forcat e policisë së Vlorës kanë finalizuar pasditen e së mërkurës operacionin e koduar “Karaburuni”, në kuadër të të cilit kanë sekuestruar mbi 1 ton lëndë narkotike të llojit kanabis. Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë Policisë së Shtetit, sipas të cilave në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe policia kufitare, reparti Delta Forcë, […]

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë Policisë së Shtetit, sipas të cilave në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe policia kufitare, reparti Delta Forcë, Roja Bregdetare dhe Guardia di Finanza.

Konkretisht, saktësojnë burimet, uniformat blu kanë sekuestruar 1.110 kilogramë kanabis, si dhe një mjet lundrues, përmes të cilit lënda narkotike do të transportohej në Itali.

Burimet nënvizojnë se operacioni ka nisur mesditën e së martës, më 5 shtator dhe është ende në vijim, shkruan Top Channel.

Hetimet nisën pas një telefonate në sallën operative të policisë së Vlorës, që sinjalizonte daljen në det të një gomoneje pa autorizimin përkatës.

Menjëherë në kërkim të saj janë vënë njësitë policore, të cilat kanë kryer kontrolle në zonën detare mes Shën Janit dhe Kepit të Gjuhëzës, në Karaburun.

Pikërisht gjatë kërkimeve, në vendin e quajtur Zhapovel është konstatuar një gomone që ecte me shpejtësi drejt bregut dhe njësitë zyrtare janë vënë në ndjekje të saj.

Drejtuesi i gomones e ka braktisur mjetin e tij, me motor “Mercury” 150 kuaj fuqi, në një nga brigjet e gadishullit dhe është larguar drejt zonës së pyllëzuar të tij.

Uniformat blu, të ndihmuara nga repartet speciale, kanë bërë krehjen e zonës, por për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë e kanë pasur të pamundur të gjejnë skafistin.

Më pas, në kërkime të mëtejshme, në vendin e quajtur Depot e Valanidhit, mes Gjirit të Bristanit dhe atij të Gramës, është gjetur sasia prej 1.110 kg kanabis, e paketuar në 54 pako të mëdha dhe e fshehur mes pemëve dhe shkurreve.

Burimet shtojnë më tej se hetimet janë në vazhdim dhe në Drejtorinë e Policisë së Vlorës janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje, përfshirë pronarin e gomones, i cili sinjalizoi marrjen e saj nga personi i kërkuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?