Vlora Dumoshi ia zuri ulësen në katedrale kryetares së Kushtetueses, ja çfarë thotë

Vlora Dumoshi ia zuri ulësen në katedrale kryetares së Kushtetueses, ja çfarë thotë

Arta Rama-Hajrizi, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, nuk ka marrë pjesë dje në shugurimin e Katedrales “Nënë Tereza”. Ndonëse ajo kishte ftesë zyrtare për këtë ngjarje, Rama-Hajrizi u largua nga Katedralaja ende pa filluar ceremonia e shugurimit. Sipas zyrës për media të Gjykatës Kushtetuese, largimi i kryetares nga kjo ceremoni ndodhi për shkak se ministrja në […]

Arta Rama-Hajrizi, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, nuk ka marrë pjesë dje në shugurimin e Katedrales “Nënë Tereza”.

Ndonëse ajo kishte ftesë zyrtare për këtë ngjarje, Rama-Hajrizi u largua nga Katedralaja ende pa filluar ceremonia e shugurimit.

Sipas zyrës për media të Gjykatës Kushtetuese, largimi i kryetares nga kjo ceremoni ndodhi për shkak se ministrja në detyrë e ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit , Vlora Dumoshi e kishte zënë vendin ku me protokoll ishte paraparë të ulej Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

“Pas shkuarjes në ceremoni, Zyrtarja për Protokoll e Gjykatës Kushtetuese, e cila ishte në përcjellje të kryetares Rama-Hajrizi, ka vërejtur se në ulësen e dedikuar për Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese ishte ulur jashtë rregullave të protokollit, znj. Vlora Dumoshi, ministrja në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zyrtarit për informim Veton Dula.

“Pasi që organizatorët e ceremonisë së shugurimit e kanë njoftuar kryetaren Rama-Hajrizi për refuzimin e ministres Dumoshi që të lëshojë ulësen, e cila nuk ishte rezervuar për të, ajo është larguar nga ceremonia për të mos shkaktuar ndonjë incident protokollar i cili vetëm sa do t’i linte një hije të zezë ceremonisë madhështore dhe aq me peshë të shugurimit të Katedrales “Shën Nëna Terezë”.

Image result for arta rama hajrizi

Por Dumoshi e kontaktuar nga klankosova.tv, ka thënë se për në ulësen ku ka qëndruar ajo e kanë drejtuar Protokolli i Shtetit dhe ai i Kishës.

“Protokolli i Qeverisë dhe ia i Kishës më kanë drejtuar në atë ulëse”, ka thënë Dumoshi.

“Mua më vjen keq, unë nuk e kam zënë vendin, jam person që e respektojë institucionin”.

“Ne i kemi pas edhe ftesat dhe jemi ulur aty sipas numrave që kanë qenë aty”.

“Ftesa ka qenë për kryeministrin Isa Mustafa dhe për mua si ministre e Kulturës dhe aty ka qenë vetëm emri i kryeministrit dhe ne jemi ul afër njëri-tjetrit sipas numrave rendor që i kemi pas në ftesa”.

“Unë nuk e kam pa se Arta ka qenë aty dhe që unë ja kam zënë vendin”.

“Ku më kanë thënë të ulem unë jam ul”, ka përfunduar Dumoshi.

Image result for vlora dumoshi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?