Vjedhje ‘skandaloze’ në Prishtinë (Video)

Nuk është video e parë që po e shihni ku po kryhet një vjedhje. Pavarësisht asaj se ky është gjesti më i ultë që një person mund ta bëjë, ky ‘profesion’ po vazhdon të jetë prezent me të madhe, madje edhe në Kosovë. Në videon që ka ardhur në kutinë e mesazheve të “Gazetës Blic” […]
Pavarësisht asaj se ky është gjesti më i ultë që një person mund ta bëjë, ky ‘profesion’ po vazhdon të jetë prezent me të madhe, madje edhe në Kosovë.
Në videon që ka ardhur në kutinë e mesazheve të “Gazetës Blic” nga menaxherja e dyqanit “L’Occitane” thuhet se ‘sot rreth orës 11:00, është bërë një vjedhje ‘skandaloze’ në dyqanin tonë që gjendet në shesh’.
Sipas menaxheres e cila ka kërkuar publikimin e kësaj videoje, një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe një herë më parë.
Numri i vjedhjeve në Kosovë nuk është i vogël, dhe në raportet e Policisë së Kosovës gati për çdo ditë raportohen vjedhje të ndryshme.












