“Vettingu, jo që s’duhet të bëhet nga Kadri Veseli, por as ideja s’bën të dalë prej tij”

Analisti politik, Petrit Zogaj ka folur rreth deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit se në Kosovë do ta sjellin ligjin e Vettingut. Zogaj për Periskopin ka thënë se Kosova duhet të ketë një proces Vettingu lidhur me sistemin e drejtësisë dhe atë politik, por me kusht që ky ligj jo që s’duhet të bëhet […]
Zogaj për Periskopin ka thënë se Kosova duhet të ketë një proces Vettingu lidhur me sistemin e drejtësisë dhe atë politik, por me kusht që ky ligj jo që s’duhet të bëhet nga Veseli, por as ideja nuk duhet të dalë nga ai.
‘’ Procesi i Vettingut nuk duhet dhe nuk mund të bëhet nga strukturat aktuale të pushtetit në Kosovë. Pra, do të duhej që të kemi një strukturë krejt jashtë asaj struktures institucionale që sot shohim në vend, në mënyrë që t’i besojmë procesit, të jetë objektiv dhe të tregoj rezultate të nevojshme. Sikurse, nuk mund t’i besojmë një procesi të tillë as edhe ndonjë subjekti politik që do të vinte në pushtet, me të vetëm arsye që pashmangshëm do të rrëshqiste si lloj hakëmarrje politike.’’, ka thënë ai për Periskopin.
Ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli sot në një konferencë për media tha se PDK ka dalë me propozimin që edhe Kosova të ketë një ligj, që njihet si Vetting, nëpërmjet të cilit do të kontrollohet figura e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune./Periskopi/












