Vetëvendosje dhe LDK nesër votojnë kundër Qeverisë Haradinaj

Vetëvendosje dhe LDK nesër votojnë kundër Qeverisë Haradinaj

  Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër do të kërkojë votwn e deputetëve për zgjedhjen e tij kryeministër i Kosovës, për katër vitet e ardhshme. Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur sot, vendosi që seanca për votimin e Ramush Haradinajt për kryeministër, të mbahet nesër nga ora 16:00. […]

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër do të kërkojë votwn e deputetëve për zgjedhjen e tij kryeministër i Kosovës, për katër vitet e ardhshme.

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur sot, vendosi që seanca për votimin e Ramush Haradinajt për kryeministër, të mbahet nesër nga ora 16:00.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli deklaroi sot se nuk do të jetë kryetar i Kuvendit nëse Ramush Haradinaj nuk do të zgjidhet për kryeministër të vendit.

E dy partitë opozitare Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë kanë bërë të ditur se do të votojnë kundër zgjedhjes së Haradinajt.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Shkodran Hoti nga zyra për media e VV-së.

“Ne do të marrim pjesë në seancë dhe normalisht që do të votojmë kundër. Kjo s’do duhej të diskutohej nga askush”, ka thënë Hoti.

Të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe deputetët e LDK-së. Të paktën kështu ka thënë për Telegrafin, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

“Po do të marrim pjesë në seancë. Ne tani jemi në opozitë dhe sigurisht që nuk do ta votojmë qeverinë, sigurisht që vota do të jetë kundër”, ka thënë Hoti.

Në Qeverinë e re, pritet që dikasteret të drejtohen nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe dhe komunitetet e tjera pakicë.

Kujtojmë se Lista Serbe, ditë më parë ka theksuar se lidhur me pjesëmarrjen në Qeverinë e Kosovës do të konsultohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, si dhe me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?