Veseli: Haradinaj u ka bërë ballë sfidave që s’kanë qenë të lehta

Kadri Veseli ka folur pas zgjedhjes si kryetar Kuvendi. Në një konferencë për media bashkë me mandatarin për kryeministër, Ramush Haradinajn, ai tha se do të bashkëpunojnë për interes të qytetarëve, transmeton Periskopi. “Të respektohet vullneti i qytetarëve që të kemi institucione që mund të bëjnë ballë sfida. Falënderojë deputetët për një qëndrim dinjitoz sot. […]
Në një konferencë për media bashkë me mandatarin për kryeministër, Ramush Haradinajn, ai tha se do të bashkëpunojnë për interes të qytetarëve, transmeton Periskopi.
“Të respektohet vullneti i qytetarëve që të kemi institucione që mund të bëjnë ballë sfida. Falënderojë deputetët për një qëndrim dinjitoz sot. Nga sot nuk ka bllokadë institucionale. Kemi agjenda para nesh, të cilat lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve. Të kemi besim në vendin tonë, të qëndrojmë në vendin tonë. Nuk kemi kohë për të humbur. Sot si kryetar i koalicionit, kam proceduar mandatarin te presidenti. Haradinaj është mandatar dhe i ka përballur sfidat që s’kanë qenë të lehta”, tha Veseli.












